Java e parë e janarit do të jetë me kushte pothuajse të ngjashme meteorologjike me javën e fundit të vitit që e lamë pas. Kjo si pasojë e masave të fuqishme anticiklonike të cilat janë stacionuar mbi Gadishullin tonë.
Mëngjeset do të jenë me ngrica të dobëta, por temperaturat në mesditë do të jenë pothuaj pranverore.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet-2 deri 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë celsius.
Në mëngjes në shumë vende parashihet të ketë mjegull si pasojë e rrezeve të diellit, presionit të lartë atmosferik dhe ndryshimit të tablos termike. Nuk parashihet që java e parë e këtij muaji të ketë reshje edhe pse sipas parashikimeve numerike data 7-8 kishte tendenca të ketë pak reshje. Parashikimet e fundit japin sinjale se reshje do të ketë diku me datë 10-11 janar.
Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme, sidomos mëngjeset dhe mbrëmjet për shkak të këtij presioni të lartë atmosferik dhe lagështisë së madhe të ajrit, të cilët do të ndikojnë që ndotësit të përqendrohen në shtresa të ulëta të troposferes.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se viti 2022 u përmbyll me disa anomali, sidomos te shpërndarja e reshjeve nëpër muaj, numri i lartë i orëve me diell i cili ndryshon mesataret shumëvjeçare të regjistruara më parë në Kosovë dhe disa parametra tjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania