LAJMI I FUNDIT:

Viti 2015 me rekord të prodhimit dhe shitjes së verës së Kosovës

Viti 2015 me rekord të prodhimit dhe shitjes së verës së Kosovës

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Verës “Enologjia”, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin verarisë.

Po ashtu, gjatë këtij takimi ata janë njoftuar edhe me programet mbështetëse të Ministrisë për vitin 2016, ku ministri Krasniqi tregoi se sektori i vreshtarisë dhe verëtarisë do të gjejë mbështetjen e ministrisë, si përmes granteve inevstive ashtu edhe përmes subvencioneve.

Duke parë rëndësinë e këtij sektori, Krasniqi tha se MBPZHR-ja në vazhdimësi e ka rritur mbështetjen financiare për prodhuesit e këtij sektori në gjithë territorin e vendit, me qëllim të shtimit të sipërfaqeve me vreshta të reja me rrush tryeze, e krahas kësaj edhe ai tha se synim kanë edhe përmirësimin e strukturës varietore, duke ndikuar kështu në stimulimin e eksportit drejt tregjeve të huaja, në veçanti tash pas hyrjes në fuqi të MSA-së që për verën e Kosovës e rritë kuotën e eksportit nga dy milionë litra në pesë milionë. Ai i uroi përfaqësuesit e verarive për rekordin e prodhimit dhe shitjes së verës që është shënuar vitin e kaluar. Ai shtoi se këtë vit janë lehtësuar kriteret dhe buxheti për rrush dhe verë është rreth 4 milionë euro.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Verës “Enologjia”, vlerësuan lartë mbështetjen e ministrisë, gjë që ka ndikuar në rritjen cilësisë, përmirësimin e teknologjisë së prodhimit dhe kushteve tjera të punës. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Ekonomi
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori