Në Kosovë vazhdon të jetë situatë stabile me pandeminë COVID-19 dhe kjo ka reflektuar edhe në një gjendje më të qetë me pacientë edhe në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ku aktualisht trajtim janë duke marrë 8 pacientë, prej tyre 3 asistohen për frymëmarrje nga oksigjeni.
Por përkundër kësaj gjendje pandemike, ushtruesi i detyrës së Klinikës Infektive, Arben Vishaj thotë se edhe Kosova rrezikon që të preket nga varianti ri i koronavirusit, Omicron prandaj ai kërkoi që masat anti-COVID që janë në fuqi të zbatohen me rigorozitet.
Vishaj thotë se pacientët e hospitalizuar aktualisht kanë gjendje të përgjithshme shëndetësore të mirë.
“Në Klinikën Infektive i kemi të spitalizuar gjithsej 8 pacientë të cilët janë duke u trajtuar në dy repartet e Klinikës Infektive […] Në përgjithësi gjendja e përgjithshme klinike është stabile dhe jemi duke përcjell me parametra klinik dhe laboratorik […] Tre nga këta pacientë janë duke marr oksigjenoterapi por aktualisht nuk janë në gjendje të rëndë klinike, po trajtohen në Klinikë”, u shpreh Vishaj për KP.
Vishaj teksa ka folur për varinatin Omicron që ka frikësuar vendet perëndimore thotë se edhe qytetarët e Kosovës kanë gjasa të preken nga ky mutacion i ri i COVID-19.
Sipas tijmanifestimet klinike të forma Omicron nuk duket të jenë më të rënda se sa forma Delta dhe se vaksinimi kundër COVID-19 duhet të mbetet fokusi kryesor për mbrojtje.
“Tashmë është aktual një variant i ri i virusit COVID-19, varianti Omicron të cili jemi edhe ne si Kosovë por edhe ne Klinikën Infektive jemi me një vëmendje shumë të veçantë duke e analizuar varësisht nga të dhënat që i marrim nga vendet tjera[…]Të dhënat preliminare thonë se manifestimet klinike të forma Omicron nuk duket të jenë më të rënda se sa forma Delta që tashmë e kemi prezent në Kosovë […] Edhe Kosova është padyshim që nuk është imune ndaj varianteve që mund të paraqiten por ne duhet ta bëjmë punën tonë dhe puna jonë është që të vaksinohen qytetarët në mënyrë masive kurse ardhja e ndonjë varianti të ri është e mundshme dhe duhet ta parandalojmë duke i respektuar masat kundër epidemike”, theksoi ai.
Infektologu i Klinikës Infektive, Arben Vishaj thotë se të dhënat e para tregojnë se Omicron po prek më shumë meshkujt nën moshën 40 vjeç.
“Të dhënat janë shumë fillestare mendohet që moshat që kanë qenë nën 40 vjeçare dhe kanë dominuar meshkujt kanë pasur manifestime në drejtim të një lodhje të pashpjegueshme që ka qenë lodhje më e madhe por manifestime klinike në drejtim të infiltrimeve masive mushkërore nuk është përshkruar përqindja çfarë është ende nuk janë të dhënat të konfirmuara sa duhet”, deklaroi Vishaj.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj ka bërë thirrje për respektim rigoroz të masave kundër COVID-19.
“Unë mendoj që duhet t’i zbatojmë me rigorozitet rekomandimet që vijnë nga institucionet tona sepse ato vijnë nga një panel ekspertësh dhe si i tillë ato masa të cilat rekomandohen ne duhet t’i zbatojmë jo vetëm ne po çdo qytetar i vendit”, u shpreh infektologu i Klinikës Infektive.
Ndërsa, gjatë ditës së djeshme Qeveria e Kosovës ka rishikuar masat anti-COVID, ku ende maska mbetet obligative, me përjashtim të rasteve kur je duke drejtuar veturën i vetëm apo ke anëtarë të familjes në veturë, gjatë vrapimit e ushtrime fizike apo gjatë ngrënies apo pijes. Në transportin publik, stafi dhe pasagjerët duhet të posedojnë një nga dëshmitë për COVID-19 në mënyrë që të lejohen të udhëtojnë.
Ndalohet hyrja pa maskë në ambiente të mbyllura. Kufizimi i qarkullimit vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 5 të mëngjesit. Me përjashtim të rasteve të caktuara.
Ndërkohë janë ndaluar veprimtaria e klubeve të natës dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare e shoqërore.
Gastronomia lejohet deri 50 për qind të kapacitetit në hapësira të mbyllura e deri 70 për qind në të hapura. Shërbimet e gastronomisë lejohen nga ora 5 deri në orën 23:00, ndërsa muzika lejohet deri në orën 21:30.
Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, ndërsa janë raportuar edhe 8 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa