Romeo Veshaj dhe Heidi Baci janë një nga çiftet më të përfolura në Big Brother VIP Albania 3.

Ata kanë arritur deri në finale bashkë me Julian Dedën, Meriton Mjekiqin e Egla Cenon.


Derisa kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundim të këtij edicioni, dyshja kanë filluar planet për jashtë.

Screenshot 12 25 Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja mendon se prindërit e saj do të vijnë në Shqipëri meqë së shpejti edhe përfundon ky reality shou.

Prezantuesi në anën tjetër i thotë që të mos brengoset se do të shkojë te ai.

"Çke ti, do vish të rrish tek shtëpia ime", iu drejtua Romeo.

Heidi në ndërkohë mbeti e shtangur duke reaguar menjëherë me: "Jo".

Screenshot 13 23 Foto: Screenshot/Instagram

Romeo më pas i tha të ia tregonte arsyen, ku biondja shtoi se dëshiron të rri fillimisht me familjen e saj.

Pritet të shihet se si do të vijojë raporti i tyre pas daljes nga shtëpia e famshme. /Telegrafi/