Kipper ka arritur majat dhe për këtë si Telegrafi Maqedoni kemi biseduar me Visar Jakupin për të parë se si organizohet një kompani me mbi 500 të punësuar dhe mbi 60 pika të shitjes në të gjithë Maqedoninë. Së bashku me OEMVP-në kemi folur me Jakupin për sfidat dhe arritjet e bizneseve në vend.
Ju keni arritur majat e biznesit, a mundeni të na përshkruani ecurinë tuaj si kompani?
Që nga fillimet e ecurisë sonë, Kipper u ndesh së pari me promovimin e konceptit të vet tek konsumatorët potencial, i cili ishte shumë pak i njohur deri në ato vite në tregun vendor. Dallimi jonë ishte oferta e plasuar, importi i asortimanit të përzgjedhur dhe siguri në kualitet. Arritëm që blerësi të ketë besim në shërbimet tona, të cilën e pranojmë si kënaqësi e mundit dhe punës sonë të deri tanishme. Këtë pranverë kemi jubileun tonë 10 vjeçar, ku e nisëm nga Tetova dhe e vazhduam edhe në 7 qytete tjera të Maqedonisë, ku tani kemi 60 pika të shërbimit tonë, me mbi 500 të punësuar. Shpresojmë në vazhdimsi të jemi edhe më të suksesshem në arritje edhe më të mëdha që ndoshta do të ndikonin edhe në të mirën publike.
Çka keni mësuar nga gjithë këto vite përvojë?
Çmimi merret si faktori më i rëndësishëm për motivimin e konsumatorit. Përveç çmimit, sjellja e konsumatorit ndikohet nga faktorë të tjerë siç janë të ardhurat dhe faktorët jo të çmimeve (cilësia, shërbimet, promovimi).
Nga gjithë këto vite përvojë pune mund të them se duhet të:
-Përpiqiqeni të fitoni besimin e klientëve tuaj
-Vendosni qëllime të qarta dhe t’i ndiqni ato në mënyrë rigoroze
-Përmirësoni detajet çdo ditë
-Mos optimizoni, por maksimizoni
-Jini të drejtë me furnitorët tuaj dhe ndihmoni ata të përmirësojnë biznesin e tyre
-Praktikoni menaxhimin me besim dhe kontroll
-Flisni në terma që njerëzit mund t’i kuptojnë
Përveç suksesit në biznes, ju keni punësuar edhe shumë të rinj në Maqedoni. Sa është e aftë rinia jonë për të punuar?
Me potencialin e dëshmuar për risi, rinia është mundësia jonë më e mirë e investimit. Të rinjtë, janë mjaft të zgjuar dhe përshtaten shpejt me punën, janë në gjendje të gjejnë mënyra të reja për t’i zgjidhur problemet. Sugjerimi jonë për të rinjtë është që fillmisht t’iu besojnë vetë ideve që kanë, pasi ata që guxojnë mund edhe të dështojnë, ndërsa ata që nuk guxojnë janë të dështuar gjithsesi!
Cilat janë planet për të ardhmen?
Investimet në ngritjen e cilësisë dhe nivelit të profesionalizmit të stafit siç janë trajnime të ndryshme nga kompani me renome ndërkombëtare, zbatimi i proceseve për standardizim dhe kontroll, përdorimi i softverve për optimizimin e shpenzimeve nëpër sektore dhe aktivitete tjera me natyrë të ngjajshme si këto, janë disa nga planet qe veçmë kanë filluar të gjejnë përdorim tek ne. Gjithashtu mendojmë edhe zhvillimin në infrastrukturën e brendshme të kompanise, që do jetë në standarde më bashkohore.
Cili është mesazhi yt për ndërmarrësit e rinj?
Nisur nga thënia e njeriut që bëri kthesë në botën e teknologjisë, dhe njëherit pronarit të kompanisë më të suksesshme në botë Apple- “Punët e mëdha në biznes asnjëhere nuk bëhen vetëm nga një person. Ato bëhen nga ekipe njerzish”, sugjerimi jonë për të gjthë ata të cilët kanë ide për biznes, për të shtuar kapacitetet e biznesit dhe për të rritur shanset e suksesit, duhet që të sfidojnë vetveten dhe idete e tyre t’i shpalosin dhe zbatojnë. Kjo për aresye se “Ne besojmë se MREKULLITË ndodhin atëherë kur bashkohet energjia, mençuria dhe mirësia”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania