Shumica e rasteve të infeksionit kanë ndodhur në Lindjen e Mesme, por një analizë e re ka konfirmuar tri raste të infektimit në Britani të Madhe, që sugjeron se virusi mund të bartet nga njeriu tek njeriu, e jo vetëm nga kafshët tek njerëzit. Virusi i takon familjes së koronavirusëve që shkaktojnë të ftohtit, por edhe SARS.

Deri tash në SHBA nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit.


Sipas analizave, infeksionet në Britani të Madhe filloi nga një 60-vjeçar i cili kohëve të fundit ka qëndruar në Pakistan. Analiza tregoi se është infektuar me virusin e ri, dhe virusin H1N1, apo gripin e derrit. Virusi u bart nga ai tek dy anëtarë tjerë të familjes së tij.

Simptomat e infektimit me virusin e ri janë ethet, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje. Deri tash nuk ka paralajmërime për kufizime në udhëtime. /Telegrafi/