LAJMI I FUNDIT:

Virgil van Dijk poston një mesazh frymëzues për tifozët pas fitimit të titullit në Ligën Premier

Virgil van Dijk poston një mesazh frymëzues për tifozët pas fitimit të titullit në Ligën Premier

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të dhënë një mesazh frymëzues pas triumfit në Ligën Premier.

Liverpooli më në fund fitoi trofeun e Ligës Premier, mbrëmjen e së mërkurës, pas 30 vjet pritjesh dhe vuajtjesh.

Realizimi i fitimit të këtij trofeu ishte një moment që kjo skuadër nuk do ta harrojë kurrë.


Reagimi i Xherdan Shaqirit pasi Liverpooli ngriti trofeun e Ligës Premier
Lexo po ashtu Reagimi i Xherdan Shaqirit pasi Liverpooli ngriti trofeun e Ligës Premier

Ndërsa shumica e syve ishin te Jurgen Klopp dhe Jordan Henderson gjatë ngritjes së trofeut, një tjetër që meritoi të merrte trofeun në duar ishte Van Dijk.

Holandezi ka transformuar mbrojtjen e Reds që nga ardhja e tij në vitin 2018 dhe pas ngritjes së trofeut ka dhënë një mesazh frymëzues se ‘gjithçka është mundur’.

Joe Gomez, Georginio Wijnaldum dhe van Dijk me trofeun e Ligës Premier (Foto: Phil Noble/Pool via Getty Images/Guliver)

“Vetëm një fëmijë nga Breda është bërë një kampion i Ligës Premier League”, ka shkruar fillimisht Van Dijk në rrjetet sociale.

“Kjo është një ëndërr e realizuar, por edhe një mundësi për mua që të kujtoj çdo fëmijë në botë se çdo gjë është e mundur”.

Klopp flet për ndjenjën e ngritjes së trofeut: Absolutisht e veçantë, e shkëlqyeshme
Lexo po ashtu Klopp flet për ndjenjën e ngritjes së trofeut: Absolutisht e veçantë, e shkëlqyeshme

“Punoni fortë palodhur dhe këmbëngulni! Mos lejoni që padituria, urrejtja ose negativiteti i askujt që t’ju ndaloj të bëheni më të mirët që mund të jeni!”.

“Faleminderit familjes time, tifozëve, shokëve të ekipit dhe gjithë stafit! Liverpool kjo është për ty”, ka mbyllur shkrimin holandezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Liga e Parë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

La Liga
Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

La Liga
Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Liga e Parë
Man City ‘i plagosur’ pret Liverpoolin në formë – formacionet zyrtare të derbit anglez

Man City ‘i plagosur’ pret Liverpoolin në formë – formacionet zyrtare të derbit anglez

Premier League
Kalo në kategori