LAJMI I FUNDIT:

Vinin nga kufiri shqiptar, sekuestrohen mbi 81 kg marijuanë në Greqi

Vinin nga kufiri shqiptar, sekuestrohen mbi 81 kg marijuanë në Greqi

Policia greke ka sekuestruar mbi 81 kg marijuanë që vinin nga kufiri i gjelbër shqiptaro-grek.

Operacioni që ka nisur afër brezit të gjelbër ka përfunduar në Grevena, ku janë ndaluar dy automjete pas një ndjekje të gjatë policore. Mjetet nuk i janë bindur thirrjes për ndalesë të policisë greke fillimisht, çka ka ngjallur dyshime tek efektivët.

Në një nga mjetet janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta me 77 pako që përmbanin 81.5 kg marijuanë. Mjeti tjetër ndërkohë shërbente për kontrollin e rrugës me qëllim shmangien e postblloqeve.


Në dy mjetet policia arrestoi 4 shtetas grekë, të ndarë dy e nga dy dhe sekuestroi gjithashtu edhe 6 celularë.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 400 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.