Vinicius Junior e hapi llogarinë për Real Madridin në fitoren 2-0 ndaj Barcelonës në përballjen në kuadër të javës së 26-të në La Liga.
Sulmuesi brazilian arriti të shënonte golin e parë të takimit në minutën e 71-të me një asistim fenomenal nga Toni Kroos.
Vinicius më pas shkoi të festonte me tifozët e Los Blancosve, por që bëri një veprim edhe më madhështor.
Talenti brazilian festoi në të njëjtën mënyrë se si feston Cristiano Ronaldo, që sonte ishte i pranishëm në Santiago Bernabeu.
Kjo është hera e parë që 35-vjeçari rikthehet te skuadra nga qyteti i Madridit, pas largimit në drejtim të Juventusit.
Natyrisht se Ronaldos mund t’i ketë pëlqyer festa e ish-bashkëlojtarit të tij, por mbi të gjitha edhe triumfi i madrilenëve ndaj rivalit të përbetuar. /Telegrafi/
https://twitter.com/FootyHumour/status/1234231388070653952