Modelja e njohur shqiptare, Vildane Zeneli, shquhet për fotografitë e shumta provokuese që publikon në rrjetet sociale.

Modelja e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk heziton asnjëherë që të ekspozojë linjat e saj trupore në paraqitje të ekspozuara.


Një gjë të tillë, Vildania e ka bërë në fotografinë e fundit të ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Ajo ka pozuar thuajse tërësisht e zhveshur në një vaskë, teksa është mbuluar me material transparent në pjesën e sipërme.

Modelja mbulon pjesën e gjoksit me duar në mënyrë që të mos jetë e dukshme, ndërsa ekspozon vijën e saj trupore.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat. /Telegrafi/