LAJMI I FUNDIT:

Vila e Bin Laden, fushë beteje në “Counter Strike”

Vila e Bin Laden, fushë beteje në “Counter Strike”

Vrasja e kryetarroristit më të rrezikshëm në botë, Osama Bin Laden, gjatë një aksioni super-sekret të grupit Navy Seal’s, në vilën e tij në Abottabad, ka vën në lëvizje krijuesit e lojrave me luftë.

E gjithë kjo ndërtesë, e cila shërbeu si shesh lufte për 40 minuta në Pakistan, është krijuar si fushë betejë edhe për lojtarët e “Counter Strike”.

Sipas burimeve që konfirmon e përditshmja “Kontaku”, që i referohet krijuesit të kësaj harte, në të ardhmen është konceptuar që kjo vilë të përdoret si një zonë për mbajtjen e pengjeve.

Kush dëshiron që të shkarkojë këtë fushë beteje, mund të klikojë në linkun e mëposhtëm. / Telegrafi /