LAJMI I FUNDIT:

Viktor Dimovski të premten do të referojë për skandalin me shtetësinë e Onishchenkos

Viktor Dimovski të premten do të referojë për skandalin me shtetësinë e Onishchenkos

Kryetari i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK) dhe Agjencisë për Zbulim, Lupço Prenxhov për AIM deklaroi se sot (mërkurë) do të mbahet mbledhje me rend të ditës: Roli i Agjencisë për Siguri kombëtare në kontrollin e sigurisë së personit Aleksandër Onishçenko gjatë dhënies së mendimit pozitiv për pajisje me shtetësi të Maqedonisë së Veriut, por që të premten drejtori i ASK-së Viktor Dimovski do të raportojë para komisionit.

Prenxhov tha se sot do ta hapë mbledhjen dhe pas miratimit të rendit të ditës do të shpërndahet materiali, por që debati do të jetë të premten. Deputeti tha se pret që deputetët e shumicës të marrin pjesë në seancë nesër dhe të premten. Gjatë ditës së djeshme në një deklaratë për media, Prenxhov tha se Dimovski është më i thirruri për t’u përgjigjur rreth dhënies së pasaportës së shtetasit ukrainas i cili është në kërkim në vendin e tij dhe në listën e zezë amerikane.

“Ai është më i thirrur të përgjigjet. Personalisht jam shumë i shqetësuar për dhënien e shtetësive maqedonase dhe pasaportave maqedonase dhe tashmë kam ndjesinë se çdo i dyti kriminel ka në xhep pasaportën maqedonase dhe për mendimin tim mendoj se kjo është një sfidë dhe anomali në sektorin e sigurisë në vend”, tha Prenxhov.


Shtetasi ukrainas Onishçenko u bë shtetas i Maqedonisë së Veriut si sportist pas propozimit të Federatës së sportit me kuaj. Vendimin për dhënien e shtetësisë për të e ka sjellë Qeveria pas marrjes së mendimit pozitiv nga të gjitha institucionet kompetente.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori