Është identifikuar edhe një nga viktimat e sulmit në Londër.

Ajo është Aysha Frade, një nënë që në kohën kur u sulmua ishte duke shkuar në shkollë për të marrë fëmijën e saj.


Shtypi shkruan se Aysha Frade, 43 vjeçare, ishte betoneze nga Spanja.

Aysha raportohet se ishte mësuese e spanjishtes në një kolegj në Londër, që gjendet afër vendit ku ndodhi sulmi.

Ajo kur u sulmua për vdekje ishte në udhë e sipër për ta marrë fëmijën e saj 11 vjeçar nga shkolla.

Aysha është një nga katër të vrarët ditën e djeshme afër Parlamentit.

Terroristi më pas ishte qëlluar për vdekje nga një polic./KlanKosova/