LAJMI I FUNDIT:

Vijnë reagimet nga Gjermania pas zgjedhjeve në Mal të Zi

Vijnë reagimet nga Gjermania pas zgjedhjeve në Mal të Zi

Deputetja e partisë liberale gjermane (FDP), Renata Alt dhe anëtare e Komisionit të Jashtëm të Bundestagut shprehet një reagim ekskluziv për Deutsche Wellen pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi, ku partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Milo Gjukanoviq ka pësuar humbje të ndjeshme.

Rezultati zgjedhor për deputeten liberale tregon pakënaqësinë në vend.

“Humbjet e ndjeshme për partinë DPS të Milo Gjukanoviq, tregojnë se sa e madhe është bërë pakënaqësia mbi stilin autoritar të tij. Së fundmi ai përmes vendimit për Ligjin e kontestuar të Kishës, ka mobilizuar qytetarët e rinj dhe ortodoksë në vendin thellësisht të përçarë në favor të partive opozitare”, tha Alt.


Raportuesja e grupit parlamentar liberal për Ballkanin Perëndimor, bën edhe një parashikim për të ardhmen politike të Gjukanoviqit.

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve tregojnë për garë të ngushtë ndërmjet Gjukanoviqit dhe opozitës pro-ruse
Lexo po ashtu Rezultatet paraprake të zgjedhjeve tregojnë për garë të ngushtë ndërmjet Gjukanoviqit dhe opozitës pro-ruse

“Ajo që e kërcënon atë, është një bashkëjetesë e pakëndshme me një qeveri të re armiqësore ndaj tij. Por nëse aleanca pro-ruse e Frontit Demokratik do të bjerë në ujdi me të dyja aleancat pro-evropiane për një program qeverisës është më shumë se e pasigurt”, tha ajo.

Dyshime deputetja liberale shpreh edhe për orientimin properëndimor të një qeverie të re.

“E dyshimt është, nëse një qeveri e tillë, do ta drejtojë vendin në shinat e duhura. E rëndësishme është, që BE të heqë dorë nga rezervimi i saj për deficitet demokratike në Mal të Zi. Paraqitja si kryesuese në procesin e integrimit vetëm krijon iluzionin e demokracisë në vend. Kjo nuk duhet dhe nuk ka si të jetë në interes të BE”, thekson deputetja liberale, Renate Alt në reagimin e saj pas zgjedhjeve në Mal të Zi. /Deutsche Welle/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori