"Vij nga një familje grande që e njohin prej para luftës, e kam Rron Gjinovcin djalë të hallës", Fjolla Morina mburret me familjen e saj ndërsa Shkurta fillon të qajë pasi e sheh si nënçmim

Mbrëmjen e së mërkurës në Big Brother VIP Kosova 4, këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe të publikut me një deklaratë mbi prejardhjen dhe familjen e saj.
Teksa po kalonte kohë në oborr dhe po diskutonte me banorët, Fjolla u shpreh: “Unë jam rritur me ndryshe. Kam bërë jetë tjetër. Jam rritur në një familje shumë 'grande'. Familjen time e kanë njohur prej para luftës Shkurta, se ti nuk e din. Unë i kam në familje njerëzit që janë nëpër televizione dhe jam rritur me art e me sende, unë nënën e kam pasur këngëtare, pastaj kam djal të hallës Rron Gjinovcin”.
Deklarata e saj nuk u prit mirë nga banorja Shkurta, e cila e mori shumë personale dhe nisi një debat me Fjollën, duke e akuzuar se po përpiqej ta nënçmonte.
- YouTube youtu.be
Debati kulmoi me emocion dhe lot, pasi Shkurta u largua dhe qëndroi e vetme në dhomën e ndenjës. Nga ana tjetër, Fjolla, e nervozuar, komentoi se bashkëbanorja po viktimizohej: “Po viktimizohet”, tha Fjolla, duke reflektuar nervozizmin e saj pas përplasjes.
Ky moment ka tërhequr reagime të shumta nga publiku në rrjetet sociale, me fansa që komentojnë mbi tensionin mes dy banoreve dhe ndikimin e deklaratave mbi marrëdhëniet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4. /Telegrafi/


























































