LAJMI I FUNDIT:

Vihet nën kontroll zjarri në Llogara

Vihet nën kontroll zjarri në Llogara

Forcat zjarrfikëse kanë punuar gjithë natën për të shuar zjarrin që ra pasditen e djeshme në Qafën e Llogarasë, pranë vendit ku hidhen parashutistët.

Në ndihmë ka shkuar dhe ushtria dhe mësohet se rreth orës 04:00 është arritur që flakët të vihen nën kontroll dhe po punohet për të shuar të gjitha vatrat si dhe po kontrollojnë zonën për të mos pasur aktivizim të flakëve.

Zjarrfikësit po përdorin helikopterin për të fikur flakët në Dhërmi
Lexo po ashtu Zjarrfikësit po përdorin helikopterin për të fikur flakët në Dhërmi

Ndërkohë mbrëmë u arrit të shuhej zjarri në kodrën e Gjilekës në Dhërmi. Për shuarjen e flakëve u mobilizuan 40 zjarrfikës dhe një helikopter.


Në një deklaratë për mediat mbrëmjen e djeshme drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses, Arben Ceka, tha se një zjarrvënia në Llogara ka qenë e qëllimshme dhe se do vendosen para ligjit autorët, raporton A2 CNN. /Telegrafi/