Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me drejtoreshën e Arsimit në këtë komunë, Jehona Lushaku-Sadriu kanë vënë gurthemelin e objektit të shkollës fillore të mesme të ulët në lagjen “Mati 1”. Kjo shkollë parashihet që të ketë kapacitet për pranimin e mbi 700 nxënësve me një hapësirë prej 4 mijë e 800 metra katror, e cila pritet të funksionalizohet në korrik të vitit 2025.
Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama tha se ndërtimi i kësaj shkolle është më interes të madh për kryeqytetin për shkak se e ulë ngarkesën nëpër shkollat e tjera. Ai shtoi se kjo shkollë do të ndihmojë në shtyrjen përpara të ideve për transformimin e sistemit arsimor.

Rama potencoi se kostoja e ndërtimit të tri shkollave, përfshirë atë në “Sofali” që do të fillojë javën e ardhshme dhe ajo në lagjen “Qëndresa” është mbi 15 milionë euro. Derisa tregoi se është investim i sektorit privat e që më pas komuna do të kthejë mjetet brenda disa viteve.
“Përuruam fillimin e ndërtimit të shkollës së re të ‘Matit 1’. Kjo është një ndër tri shkollat të cilat i kemi kontraktuar me procesin e partneritetit publiko-privat të cilat në bazë të kontratës duhet të përfundojnë në vitin e ardhshëm në korrik. Është një shkollë me interes të madh për kryeqytetin… Kapaciteti i kësaj shkolle është 720 nxënës. 4 mijë e 800 metra kator është e madhe shkolla. Investimi, ne veçse e kemi nënshkruar kontratën për një vit e gjysmë, është partneritet publiko-privat, i gjithë investimi është prej sektorit privat, ndërsa në momentin kur edhe shkolla përfundon, bëhet, funksionalizohet fillojmë të paguajmë mirëmbajtjen…Tri shkollat tani që po i bëjmë, shkollat ku kjo i ka 720 nxënës, ajo që do të fillojmë ndërtimin në ‘Sofali’ javën e ardhshme i ka 680 nxënës. Ndërsa tjetra që veçse e kemi filluar para një vit e ca në lagjen ‘Qëndresa’ i ka njëmijë nxënës…Shifra është 15.4 milionë është për tri shkollat”, tha Rama.
Ndërkaq, drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu tha se kjo shkollë i përmbushë të gjitha standardet evropiane për nga ndërtimi dhe dizajni për mësim tërëditor.

Ajo theksoi se shkolla në “Mati 1” për nga kapaciteti parashihet që t’i përmbush të gjitha kërkesat e kësaj lagje, derisa shtoi se është në funksion të ngritjes së cilësisë arsimore.
“Kjo shkollë i përmbush të gjitha standardet evropiane dhe për nga ndërtimi, dizajni për mësim tërëditor. Të jetë një shkollë për klasat e para deri në të pestat. Për shkak se do t’i shkarkojë shkollat e kryeqytetit ‘Ismail Qemali’ dhe ‘Pavarësia’, në ndërkohë që do ta kemi edhe një shkollë në Mat që do të mund ishte gjashtë deri nëntë dhe si lagje do të kompletohej me shkollë fillore dje të mesme të ulët. Për nga kapaciteti ne parashohim që kjo t’i përmbush të gjitha kërkesat e kësaj lagje dhe është në funksion të ngritjes së cilësisë, sepse vetë modeli garanton një organizim të tillë që rezulton në cilësi arsimore”, potencoi Lushaku-Sadriu.
Përveç kësaj, Lushaku e quajti të paaftë ministrinë e Arsimit për mosfurnizimin e nxënësve me libra shkollor. Ajo tha se në librari nuk ka libra të botuara për nxënësit, sepse nuk kanë qenë të informuara me kohë.
“Për herë të dytë Kosova do të këtë metodë tjetër të furnizimit me libra çfarë ka qenë obligim ligjor i ministrisë për t’i siguruar librat edhe kjo flet për paaftësinë e kësaj qeveri për t’i furnizuar fëmijët me libra. Ata ua kanë hedhur përgjegjësinë prindërve. Sot nëse shkoni në librari nuk ka libra të botuara. Sepse edhe shtëpitë botuese nuk kanë qenë të informuam me numrin që duhet t’i bëjnë. Prandaj sot Kosova disa prindër kanë filluar të subvencionohen por nuk ka libra për t’i blerë, kjo është paradoksale dhe flet për paaftësi të ministrisë së Arsimit”, tha Lushaku. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës