Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me hoxhën Halil Kastrati, nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, kanë vënë sot gurthemelin e ndërtimit të 51 shtëpive për familjet në nevojë, në fshatin Frashër të Mitrovicës.
Kryetari Bahtiri ka falënderuar hoxhën Halil Kastrati, shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, djemtë e Mitrovicës dhe të gjithë donatorët e tjerë që kanë dhënë kontribut për t’i ndihmuar familjet që kanë nevojë për ndërtimin e shtëpive në qytetin e Mitrovicës.
“Ne si institucione lokale u jemi shumë mirënjohës të gjithë donatorëve të cilët me zemërgjerësinë dhe humanizmin e tyre do të mundësojnë ndërtimin e këtyre shtëpive për familjet në nevojë për qytetin tonë. Falë kësaj mbështetje dhe përpjekjeve tona të pareshtura gjendja ekonomike në qytetin e Mitrovicës po ndryshon për të mirë”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.
Ndërsa hoxha Halil Kastrati, theksoi se është një ditë e veçantë për të dhe për Mitrovicën, sepse po vihet gurthemeli për ndërtimin e 51 shtëpive për familjet të cilat nuk e kanë të zgjidhur çështjen e banimit.
Ky projekt realizohet në mes të komunës së Mitrovicës, Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe djemve të Mitrovicës, me ç’rast komuna e Mitrovicës do të participojë me mjete financiare në shumë totale prej 200,000 mijë euro, si dhe ka siguruar pronën komunale për ndërtimin e të gjitha shtëpive për familjet në nevojë.
Ndërtimi i këtyre shtëpive parashihet të përfundojë gjatë këtij viti, dhe do tu dorëzohen çelësat familjeve të cilat do të përzgjidhen nga komuna.
Në vënien e gurthemelit të këtyre shtëpive ishin të pranishëm drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, drejtori për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, Besnik Beka, drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Egzon Jashari, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nehat Bahtiri, drejtori për Bujqësi, Ekrem Sadiku, përfaqësues nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” si dhe djemtë e Mitrovicës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

ASH-Sela: MPB po kthehet në organ partiak të OBRM-PDUKM-së, derisa nga VLEN vazhdojnë të heshtin

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj flet për mundësinë e koalicionit me LVV-në: Me AAK-në jemi parti të ndara

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij