LAJMI I FUNDIT:

Viets: Nëse doni liberalizim, plotësojini kushtet

Viets: Nëse doni liberalizim, plotësojini kushtet

Diplomatja gjermane në Prishtinë, ka kritikuar politikanët, deputetët dhe vetë qytetarët kosovarë për mos pranimin e realitetit, për mos pranimin e vendimeve gjyqësore dhe aktgjykimeve që nuk janë në favorin e tyre. Kjo, sipas ambasadores së Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, vërehet sidomos në diskursin politik ditor.

Në intervistë për KosovaPress ajo tha se vendimi i Gjykatës Kushtetues për rastin e Manastirit në Deçan duhet respektuar. Mos pranimi i vendimeve të tilla, sipas saj, është jo demokratike dhe nuk i takon një shteti ligjor.

Ambasadorja gjermane po ashtu ka ftuar partitë në pushtet që të arrijnë konsensus me opozitën për ratifikimin e marrëveshjeve për Demarkacionin me Malin e Zi dhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kjo, sipas saj, do të ishte mirë të ndodhte sa më shpejt.


Viets nuk ka treguar për datën e mundshme të liberalizimit të vizave për kosovarët, por thotë se Kosova asnjëherë më parë nuk ka qenë më afër këtij procesi dhe beson se kjo do të ndodhë pas disa proceseve nga Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian, e që sipas saj kriter për Kosovën mbetet ratifikimi i demarkacionit.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori