LAJMI I FUNDIT:

Vidhen 32 milionë dollarë në vlerë të kriptovalutave

Vidhen 32 milionë dollarë në vlerë të kriptovalutave

Bitpoint një bursë e kriptovalutave e licencuar në Japoni, u hakua dhe humbi 32 milionë dollarë në vlerë të kriptovalutave.

Sipas CoinDesk, përcjell Telegrafi, Bitpoint ndaloi të gjitha shërbimet e tregtimit, depozitimit dhe tërheqjes së mjeteve kriptografike, pasi vuri re zhvendosje të dyshimta fondesh nga një portofol i kompanisë.

Kompania tha se 23 milionë dollarë i përkisnin konsumatorëve. Lajmi është më i fundit i cili përfshin një tjetër bursë Japoneze në skenarë hakimi. Në muajin shtator të 2018-së, Zaif një tjetër bursë e licencuar nga Agjencia e Shërbimeve Financiare, autoriteti më i lartë financiar në Japoni, u hakuar duke humbur 60 milionë dollarë në kriptovaluta.


Rreth 1 miliard dollarë kriptovaluta janë vjedhur që nga fillimi i vitit
Lexo po ashtu Rreth 1 miliard dollarë kriptovaluta janë vjedhur që nga fillimi i vitit

Në fillim të vitit të kaluar ndodhi hakimi më i madh në Japoni dhe një prej më të mëdhave në botë, ku Coincheck humbi 520 milionë dollarë në vlerë të kriptovalutave. /Telegrafi/