Vidhen 215 Ethereum nga MyEtherWallet

Dje disa përdorues të MyEtherWallet raportuan ka kanë hasur aktivitete të dyshimta lidhur me qasjen në uebsajtet.
Zakonisht platforma nuk mban të ardhurat e përdoruesve, por si të gjithë uebsajtet rrezikohet nga hakimet duke ekspozuar të dhënat e të gjithë atyre që ndërveprojnë me shërbimin.
Kompania konfirmoi përmes rrjetit social Twitter vështirësitë që po kalonin dhe sulmin ndaj DNS-ve, përcjell Telegrafi.
Shenjat e para që treguan se diçka nuk shkonte u shfaqen në Reddit ku një përdorues tha se mund të ishte mashtruar ose hakuar. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































