Vidhen 100 përforcues të shtyllave mbrojtëse në autostradën "Ibrahim Rugova"

Persona të panjohur kanë vjedhur përforcues të shtyllave mbrojtëse, në autostradën "Ibrahim Rugova" në Prizren.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:55.
"Ankuesi mashkull K-Shqiptar punëtor i firmës për mirëmbajtje të autostradës ka informuar se persona të panjohur kanë vjedhur rreth njëqind (100) përforcues të shtyllave mbrojtëse", thuhet në raportin e policisë.
Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/07/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































