Gjyqi ndaj Sean “Diddy” Combs, i akuzuar për trafikim seksual dhe shantazh, pritet të nisë muajin e ardhshëm dhe pritet të përfshijë edhe videot famëkeqe të festave të tij të dyshuara.

Sipas dokumenteve të reja gjyqësore, këto video mund t’i tregohen jurisë si pjesë e provave.


Reperi 55-vjeçar ndodhet aktualisht në paraburgim në Brooklyn pas bastisjeve të vitit të kaluar në shtëpitë e tij në Los Angeles dhe Miami, ku u gjetën pajisje me imazhe dhe video të ashtuquajtura “të frikshme”, që përfshijnë viktima të shumta.

97227107 14604675 Sean Diddy Combs infamous freak off videos could possibly be sho a 4 1744564247109

Ekipi i tij ligjor ka dorëzuar një pyetësor me 70 pyetje për përzgjedhjen e jurisë, ku kërkohet ndër të tjera nëse kandidatët janë të gatshëm të shikojnë pamje eksplicite.

Ndërkohë, prokurorët kundërshtojnë këtë pyetësor, duke e cilësuar të gjatë dhe të ndërlikuar.

97227045 14604675 The disgraced music mogul was arrested last year in September fo a 3 1744564247055

Avokatët e Diddy-t kërkojnë gjithashtu të përjashtohen dëshmitarët që nuk lidhen drejtpërdrejt me padinë aktuale, duke e quajtur përdorimin e dëshmive të mëparshme si "abuzim të rregullit të provave".

Gjyqi pritet të zgjasë tre javë, por mbrojtja paralajmëron se përfshirja e dëshmive shtesë mund ta zgjasë shumë më tepër. Argumentet hapëse janë planifikuar të nisin më 12 maj. /Telegrafi/

97227085 14604675 Also last year in September evidence of the star s long rumored  a 6 1744564247330