Bungu: Shoqata “Hendifer” në Ferizaj mbështet me shërbime të ndryshme një mijë e 890 persona me aftësi ndryshe

Organizata jo-qeveritare e personave me aftësi të kufuzuar “Hendifer” në Ferizaj, prej disa vitesh po i shërben personave me sëmundje të kategorive të ndryshme.
Në këtë shoqatë tashmë kanë arritur të anëtarësohen gjithsejtë një mijë e 890 anëtarë, prej tyre 420 janë nga Komuna e Shtimes, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit.
Në këtë shoqatë zhvillohen një varg aktivitetesh të ndryshme edhe për fëmijët dhe të rriturit që kanë ngecie në zhvillim dhe sëmundje të tjera.
Drejtoresha e kësaj shoqate Fazile Bungu, ka thënë për Telegrafin se prej vitesh po angazhohen vullnetarisht vetëm për t’i shërbyer kësaj kategorie të shoqërisë.
“Shoqata jonë ka shumë anëtar dhe sipas nevojave të tyre ne kemi përzgjedhur disa aktivitete që i realizojmë në kuadër të shoqatës si: Terapi me psikologët, terapi individuale dhe grupore, pastaj kemi seanca të Logopedisë që mbahen, pastaj seanca që i mbajnë edukatoret dy herë në javë, fizioterapeutin i cili punon me fëmijët që kanë probleme në të ecurit e të tjera”, ka thënë Bungu.
Sipas saj kjo shoqatë ka edhe terapinë e “Artit” për të gjithë personat me aftësi të kufizuar të cilët sipas dëshirës marrin pjesë disa herë në javë, pastaj kjo shoqatë ka edhe kursin e IT-së. Sipas Bungut të gjitha këto shërbime ofrohen falas nga kjo shoqatë.
“Përveç shërbimeve në qendër, e kemi edhe ekipin e terrenit e cila ofron shërbime mjekësore dy herë brenda javës për personat me aftësi ndryshe. Ofrojmë shërbime sociale edhe te 22 persona ku shumica prej tyre marrin edhe terapi psikologjike. Pastaj 35 fëmijë marrin shërbime tek ne, por fatkeqësisht që kemi kërkesa më të mëdha për fëmijë sepse e kemi bërë një hulumtim nëpër shkolla ku është rritur numri mbi 80 fëmijë që kanë nevojë për shërbime të tilla. Mirëpo në pamundësi për shkak të hapësirës ne i kemi përzgjedhur vetëm fëmijët e rasteve sociale”,
Sipas Bungut mbi 40 anëtar të kësaj shoqate kanë bërë ankesë të cilëve u është refuzuar e drejta e tyre për të pasur një asistent apo përcjellës.
“Me plotë përgjegjësi e themi se komisioni vlerësues i nivelit qendror nuk ka qenë i drejtë ndaj këtyre personave që janë me paraplegji dhe tetraplegji që iu është refuzuar e drejta e asistencës. Por, kemi edhe persona që shumë pak ka aftësi të kufizuar dhe e ka fituar të drejtën e asistencës”, ka thënë Bungu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Martohet për herë të dytë Fero

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

"Të duan të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" - mesazhi për Gjestin shoqërohet me duartrokitje në Big Brother

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë