LAJMI I FUNDIT:

Video e pabesueshme shfaq dy grabitqarë të mëdhenj që luftojnë në oborrin e një shtëpie në Florida

Video e pabesueshme shfaq dy grabitqarë të mëdhenj që luftojnë në oborrin e një shtëpie në Florida

Një oborr i një shtëpie në Florida u bë një fushëbetejë për një grindje mes arinjve kur dy grabitqarët filluan të rriheshin në një përballje intensive e cila ishte kapur nga kamerat e shtëpisë.

Incidenti ndodhi më 8 korrik rreth orës 21:45 në qytetin Mary Esther dhe tregon një arushë e shoqëruar nga tre këlyshët e saj, duke nuhatur me qetësi rreth oborrit të pronarit të shtëpisë përpara se të fillonte sherri.

Pronari i shtëpisë i cili dëshironte të referohej si Chris, ishte dëshmitar i përballjes kaotike dhe videon e postoi në rrjetet sociale, raporton Daily Mail, përcjell Telegrafi.


“Kam kaluar një periudhë 20 vjeçare në ushtri dhe kam parë disa gjëra mjaft të çmendura, por kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Të gjithë atyre që u tregova atë video kanë thënë të njëjtën gjë: ‘Uau, nuk kam parë kurrë më parë diçka të tillë’”, tha ai.

Paqja u prish në momentin kur një mysafir i papritur vrapoi drejt tyre nga duke kërcyer gardhin. Dyluftimi përshkallëzoi shpejt, duke i ngjasuar një skene të një meçi në kafaz të arteve të përziera marciale , por se kafazi në këtë rast ishte natyra.

Pronari i shtëpisë u përpoq të ndërhynte dhe të trembte ariun për ta larguar atë nga prona e tij duke përdorur një bori ajri përpara se gjërat të përshkallëzoheshin – por ishte tepër vonë.

Arinjtë nuk u duk se u tremben fare nga zhurma e madhe ndërsa vazhduan përballjen e tyre të ashpër me këlyshët që u larguan nga aty.

Arinjtë qëndruan në këmbët e tyre të pasme dhe dukej se po goditnin njëri-tjetrin përreth, teksa ndiqnin njëri-tjetrin nëpër oborr. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë

Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë

Fun
Çfarë është 'Bubatz'? Bëhet viral reagimi i kandidatit për kancelar të Gjermanisë

Çfarë është 'Bubatz'? Bëhet viral reagimi i kandidatit për kancelar të Gjermanisë

Interesante
U akuzua se vendosi lëndë shpërthyese me telekomandë për ta hedhur në erë macen – jep dorëheqje këshilltari komunal në Britani

U akuzua se vendosi lëndë shpërthyese me telekomandë për ta hedhur në erë macen – jep dorëheqje këshilltari komunal në Britani

Interesante
Kjo seksi-profesoreshë të detyron ta duash fizikën! (Video, +18)

Kjo seksi-profesoreshë të detyron ta duash fizikën! (Video, +18)

Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Interesante
16 fakte interesante rreth Adolf Hitler-it

16 fakte interesante rreth Adolf Hitler-it

Kalo në kategori