Ai është njëri prej artistëve shqiptarë që po pëlqehet mjaft shumë nga publiku.

Bëhet fjalë për The Victor, këngëtarin që ka rrëmbyer zemrat e publikut me vokalin dhe interpretimin e tij të veçantë.


I njëjti solli disa projekte të suksesshme e po ashtu me disa emra të njohur të showbizit.

INNA Foto: Screenshot/YouTube

Së fundmi, ai ka kapërcyer kufijtë duke sjellë për fansat një bashkëpunim ndërkombëtar.

The Victor ka lansuar një këngë të re të quajtur “Dance Alone” në duet me artisten e famshme rumune, Inna.

thwww Foto: Screenshot/YouTube

Kjo këngë u kompletua edhe nga ana vizuale, me një performancë të mahnitshme të të dyve.

Reagimet qenë tejet pozitive menjëherë pas publikimit të këtij projekti, i cili tani ndodhet edhe në YouTube.

eee 2 Foto: Screenshot/YouTube

The Victor premton edhe shumë projekte të tjera muzikore që pritet t’i sjellë në vijim. /Telegrafi/