Policia në Spanjë ka arrestuar 107 persona dhe ka bastisur 51 ferma të mbyllura të kanabisit, gjatë ‘goditjes’ së një operacioni të drogës “në shkallë industriale” të drejtuar nga një bandë shqiptare.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Europol ka bërë të ditur se ka bashkëpunuar me detektivë nga Spanja, Shqipëria dhe Gjermania në serinë e bastisjeve në korrik në 42 zona të katër qyteteve në bregun lindor të Spanjës – në Tarragona, Barcelonë, Girona dhe Castellon.
Rrjeti i krimit të organizuar “kryesisht shqipfolës”, i cili përfshinte shtetas shqiptarë, spanjollë, grekë dhe sllovakë, dyshohet se kanë kultivuar dhe përpunuar marihuanë në Spanjë, para se ta shpërndanin atë me kamionë, duke e fshehur në ngarkesa të ligjshme si perime dhe fruta, drejt vendeve në Evropë.

Bastisjet janë pjesë e një beteje të gjatë midis policisë dhe rrjeteve pan-evropiane të prodhimit të kanabisit të përfshirë gjithashtu në shpëlarjen e parave dhe trafikimin në Spanjë. Midis gushtit 2019 dhe tetorit 2020, Operacioni ‘Verde’ i policisë spanjolle zbuloi pothuajse gjysmë milioni bimë kanabis në 800 operacione të rritjes së bashku me 6.5 milionë funte me para të gatshme.
Rajoni i Katalonjës në Spanjë është quajtur “çerdhe e marihuanës në Evropë”, nga policët lokalë, ku vlerësohet se 70 për qind e grupeve të krimit të organizuara janë përfshirë në përpunimin e “ganjas”. Zyrtarët kanë frikës se paratë nga droga janë bërë aq endemike në bregun lindor sa mund ta shndërrojnë rajonin në një narko-ekonomi.
Tregtia ka shkaktuar një rritje të arrestimeve të kriminelëve shqiptarë në Spanjë dhe dhunës së lidhur me bandat. Në dhjetor, një shqiptar i dyshuar si i përfshirë në trafikun e drogës u qëllua për vdekje në një restorant pranë Alicante në bregdetin juglindor të Spanjës, Costa Blanca.
Duket se bandat shqiptare, të ndihmuar nga zyrtarë të korruptuar nga vendi i tyre, janë futur me sukses në industrinë e paligjshme të kanabisit në Spanjë, duke zhvendosur kultivimin e kanabisit nga Shqipëria në Spanjë, për të mundësuar qasje më të lehtë të tregjet fitimprurëse sikurse Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca. Përveç faktit që janë lojtarë kryesorë në industrinë e kokainës në Evropë, bandat shqiptare janë përfshirë shumë në skenën e kultivimit ilegal të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar.
Policia vlerëson se banda përdori rreth 1.4 milion funte me energji elektrike të vjedhur për të drejtuar fermat, të cilat gjendeshin në pronat e lëshuara me qira nga qytetarët spanjollë “të pastër”, pa të dhëna kriminale.
Një total prej 60,000 funte (70,000 euro) në para të gatshme dhe automjete të nivelit të lartë u morën gjithashtu nga autoritetet. Një zëdhënës i Europol konfirmoi për VICE World News se bastisjet kapën drejtuesit e rrjetit të klanit dhe se nuk kishte viktima të trafikimit të qenieve njerëzore midis të arrestuarve.
Mediumi VICE World News ka publikuar një dokumentar ku tregon operacionin policor brenda fermave të kanabisit në Katalonjë, ky dokumentar i referohet këtij rajoni si “kryeqyteti i kanabisit në Evropë”.

Në njërin prej bodrumeve të fshehura të Barcelonës, raporton VICE, një fermer rrit kanabis për ta shitur rreth e rreth botës.
“Policia më kapën me 1.5 kilogram, më arrestuan një ditë dhe ditën tjetër isha i lirë. Isha i akuzuar për veprat penale kundër shëndetit publik, njësoj sikur të pija një ‘joint’, rrëfen personi i cili ishte i arrestuar.
Në anën tjetër, kontrabandisti i tregut të zi, i njohur me nofkën “The Wolf”, i përfshirë në këtë dokumentar, tha se ajo se çfarë ai bënte është ilegale.
“Unë e marrë kanabisin nga ferma dhe e zhvendosi në grupet e tjera, ose e shpërndaj në vende të tjera, sikurse në Gjermani, Angli, Francë dhe Itali. Në Evropë ata e kërkojnë kanabisin tonë, pasi në vendet e tyre çmimi është shumë i lartë. Kanabisi nga Barcelona tani shpërndahet në të gjithë botën”, ka thënë “The Wolf”.
Ndërkaq, njëri ndër oficerët i policisë katalunase ka deklaruar se problemi nuk qëndron te konsumimi i kanabisit nga njerëzit, por te keqpërdorimi i kësaj substance.
“Ne nuk jemi kundër kanabisit, shumë njerëz konsumojnë marihuanë, por problemi, qëndron tek grupet kriminale te organizuara. Dhuna është rritur shumë nga ky problem. Dhe si pasojë e këtij problemi, njerëzit që merren me kanabis mbajnë edhe armë të cilat iu duhen për t’u mbrojtur”, ka deklaruar Mossos D’Esquadra, shefi i divisionit te hetimeve kriminale, derisa tregon armët e konfiskuara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun

Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi

Trump e quan Zelenskyn një diktator

Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame