Jemi mësuar që vezët dhe opozita, të jenë pjesë e të njëjtit tregim. Ato mbase, për shkak të përdorimit të gjerë politik, duke u përdorur të freskëta apo të prishura, mbetën simbol i opozitës dhe opozitarizmit. Janë futur edhe kanë mbetur si term politik: vezët e opozitës. Por, pozita dhe opozita kanë ndërruar vendet, ndërsa vezët kanë ndërruar duar dhe cak.
Mos keqkuptoni, nuk është metaforë, as nuk kanë kuptim të dytë apo të tretë. Kanë kuptimin e hedhjes së tyre fizike mbi zyrtarët e shtetit. Ato ishin një nga armët kryesore dhe më radikale të opozitës së kaluar. Krahasuar me lotsjellës, ishin edhe më simpatike. Edhe opozita e re, më tepër e njohur për armët e vërteta të luftës, duke e parë efikasitetin politik të vezëve, u deklarua se edhe ajo ka vezë dhe se di të gjuaj me to.
E kaluara, opozita, në fakt vezët i përdorte si armë dhe si mesazh politik, duke u përmbajtur nga mjetet më të forta. E rritur me këngët që frymëzonin prindërit e tyre, këngët për Avni Rrustemin, ajo kishte zgjedhur vezët si armë politike për të gjykuar negociatat e fshehta për territore dhe për të luftuar krimin për të cilin pretendonin se po bashkëjeton me qeverinë.
Kjo e sotmja, opozita, po bën të njëjtën gjë; po hedh vezë mbi qeveritarët, përpos që mesazhi mbetet i paqartë. Përse hedh vezë opozita e sotme?
Edhe kësaj radhe nuk do të bëjmë përjashtim, edhe pse kanë ndërruar duart që i hedhin vezët. Ata që hidhnin vezë dje, sot hanë omlet dhe ngjiten shkallëve të ndërtesës kryesore të Qeverisë, e ata që deri dje bënin të njëjtën gjë, sot me to bëjnë politikë, pra e kopjojnë opozitën e dikurshme.
Pozita po punon e po heshtë, s’po merret fort as me gjykimin e aktiviteteve opozitare, ndërkohë që opozita po përpiqet me u mbajt në publikë, me diçka.
Tash, njëjtë është, e njëjtë nuk është. Dikush edhe mundet me të drejtë me thanë sesi me pasë ba copy-paste, opozita gjuan Qeverinë me vezë. Saktë. Topi se luan. Tash, vezët si mjeti i fundit, apo më saktë i parafundit i opozitës së dikurshme, apo vezët si sport, apo hakmarrje e opozitës së re? Nuk duket njëjtë! Apo dikujt i duket?
Në fakt, mjeti i fundit i opozitës së moçme ishte lotsjellësi në Parlament. Pati edhe djegie veturash, terrorizim të qytetarëve, por këto mbeti e paqartë se kujt t’i adresohen, pasi bartësit e drejtpërdrejtë të këtyre aktiviteteve të rebelimit, sipas një loje të fatit politik, kanë mbetur sërish në opozitë, pas një divorci të zhurmshëm politik me “Vetëvendosjen”.
Titulli mund të duket, në kuptimin metaforik jo i përshtatshëm, por edhe në kuptimin e parë nuk merr ndonjë kuptim për të qenë. Të hedhësh vezë mbi pushtetarë arrogantë, të cilët të mbyllin të gjitha rrugët e tjera për të shprehur vullnetin politik apo idetë e tua, lidhur me të ardhmen e vendit, më tepër duket si guxim dhe veprim politik i butë, përderisa rebelët e dikurshëm besonin më tepër në armë. Por, të bësh të njëjtin veprim mbi një zyrtar të lartë qeverie i cili për të kursyer buxhetin e shtetit, qoftë për shpenzime të rrugës apo të sigurisë (që udhëton pa truproje), shkon në punë këmbë, i shoqëruar me familjarë, nuk duket të jetë kurrfarë mesazhi politik, por më tepër duket akt hakmarrje dhe i arrogancës së pushtetarëve të dikurshëm prej pozitave të tjera. Ky më tepër është mesazh se nuk je i sigurt as në rrugë as me familje.
Gjithsesi, vezët mund të përdoren edhe në politikë, u pa puna, për të dërguar mesazhe, por edhe thjesht për të ndotur kostumet e dikujt pa ndonjë mesazh të veçantë. Të kopjosh opozitën e dikurshme e cila tashmë është bërë pushtet, nuk duket kreative dhe nuk do të duket as si kundërmasë adekuate. Nëse është ndërruar roli, duhet bërë kujdes që të mos jetë vetëm omleti në menynë tënde politike.
Le të luftojnë me “vezë” të veta, jo me tonat, u shpreh një ish-opozitar, tash militant i Qeverisë së re. A do të arrijë opozita e re të mbledhë “vezët” e veta, të riformulojë një program të saj që do të ngjante me një ofertë atraktive për gjeneratën e re, e cila do të votojë për herë të pare pas katër vitesh? Mbetet të shihet, ndërkohë që asnjëherë nuk duhet llogaritur që një kopje të jetë atraktive sa origjinali!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Trump po përgatitet të nënshkruajë urdhrin për mbylljen e Departamentit të Arsimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi