LAJMI I FUNDIT:

Me veturë goditi një Amishi, ka të lënduar në Wisconsin

Me veturë goditi një Amishi, ka të lënduar në Wisconsin

Nëntë persona u plagosën në shtetin amerikan të Wisconsinit, kur një automjet goditi pjesën e pasme të karrocës që transportonte Amishët.

Aksidenti u raportua gjatë mbrëmjes së kaluar në qytetin Little Black gjersa 10 persona që lëviznin në rrugën e qarkut u transportuan me vagona Amish, thuhet në njoftimin e Zyrës së Sherifit të Qarkut Taylor, transmeton abcnews.

Në deklaratë thuhet se tetë nga nëntë të plagosurit kanë pësuar lëndime të rënda dhe se janë transportuar në spital për të marrë ndihmë dhe nuk dihet gjendja e tyre.


Sherifi konfirmoi se drejtuesi i mjetit motorik, 35-vjeçari ndodhet në burgun e Taylor County për shkak të dyshimit se ishte nën ndikimin e një lënde narkotike.

Amishët, anëtarë të një grupi konservator të krishterë në Amerikën e Veriut, nuk përdorin asnjë mjet modern transporti apo makineri për të punuar në fusha gjersa mjeti i tyre i preferuar i transportit është “buggy”, një lloj karroce me kuaj e bërë nga vetë ata, ashtu si më parë. /Telegrafi/