LAJMI I FUNDIT:

Vetura e vjedhur në Prishtinë, sekuestrohet në Vushtrri

Vetura e vjedhur në Prishtinë, sekuestrohet në Vushtrri

Policia në Vushtrri dy ditë më parë ka identifikuar një veturë, e cila ishte e vjedhur muaj më parë në zonën e Prishtinës.

Vetura e tipit ‘Mitsubish’ me traga vendore është vërejtur nga policia, se ishte e parkuar në afërsi të një zone banimi.

“Pozita e parkimit të veturës ishte  indikacion dyshimi  për të ndërmarrë veprime të mëtejme policore. Pas veprimeve të para hetimore, është vërtetuar se automjeti i tipit ‘Mitsubishi’ ishte automjeti i raportuar si i vjedhur disa muaj më parë në zonën e Prishtinës”, thuhet në njoftim.


Hetuesit policorë në Vushtrri, në bashkërendim  me hetuesit në kuadër të DRP-së në Prishtinë, pas procedurave të nevojshme të verifikimit, veturën në fjalë ia kanë kthyer pronarit legjitim.

Hetuesit policorë vazhdojnë hetimet e tyre në kërkim të kryesve të këtyre akteve dhe sqarimit të  rrethanave të raportuara.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori