Site icon Telegrafi

Vetura më e re e Porsche del në shitje me çmim të ulët – kompania thotë se ka ndodhur një gabim

Blerësit e mundshëm të veturave në Kinë kanë zbuluar se një reklamë në internet për një makinë sportive luksoze ishte shumë e mirë për të qenë e vërtetë.

Një përfaqësi e Porsche në qytetin e Yinchuan listoi veturën e re për 16,785 euro (124,000 juanë – 15,000 funte). Kjo është vetëm një pjesë e asaj që duhet të ishte. Panamera ka një çmim fillestar prej 135,832 eurove (121,366 funte).

Ky promocion tërhoqi qindra blerës potencial të cilët nxitonin ta siguronin atë që ishte një veturë luksoze me çmim të volitshëm. Një zëdhënës i prodhuesit gjerman të veturave për BBC deklaroi se promocioni “përmbante një gabim të madh në çmimin e listuar të shitjes me pakicë”, një promocion i cili u largua menjëherë, raporton BBC, transmeton Telegrafi.

“Meqenëse kishte vetëm një veturë në magazinë, në përputhje me procesin e shitjes, Porsche Centre Yinchuan ka komunikuar me klientin e parë i cili bëri një tarifë rezervimi të rimbursuar në internet dhe ka negociuar për një rezultat të pranueshëm”, shtuan ata.

Përfaqësia gjithashtu kontaktoi “individualisht çdo ofertues dhe shpjegoi situatën duke kërkuar falje”.

Informacioni i pasaktë është postuar më 30 janar dhe klientët që kanë paguar tarifën e rezervimit prej 911 juanë janë rimbursuar, tha Porsche. /Telegrafi/

Exit mobile version