Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar zyrtarisht nominimin e kryetarit aktual të komunës së Dardanës, Kadri Rahimaj, për një mandat të dytë në zgjedhjet lokale të ardhshme.

Vendimi u mor gjatë një takimi të mbajtur nga kryesia e qendrës së LVV-së në këtë komunë, në prani të liderit të kësaj partie, njëherësh kryeministrit në detyrë Albin Kurti si dhe strukturave tjera organizative të kësaj force politike.


“Qeverisjes së mirë ia zgjatim dorën e ia japim mbështetjen e parezervë!”, thuhet në njoftimin e LVV-së nga ky takim.

Vetëvendosje e vlerëson mandatin e parë të Rahimajt si një periudhë të qeverisjes së mirë dhe investimeve konkrete në të gjitha drejtimet, duke përfshirë arsimin, infrastrukturën, shëndetësinë dhe sportin. /Telegrafi/