LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje thotë se taksa ndaj Serbisë nuk po zbatohet plotësisht

Vetëvendosje thotë se taksa ndaj Serbisë nuk po zbatohet plotësisht

Lëvizja Vetëvendosje ka ngritur shqetësime se tarifa e vendosur ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk është duke u zbatuar në tërësi.

Përmes një konference për media ky subjekt politik ka thënë se përgjegjës për lejimin e kontrabandës me këto mallra janë Ministria e Financave dhe institucionet në varësi si Dogana dhe Anti-kontrabanda si dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Policia e Kosovës.

Anëtari i Vetëvendosjes, Salih Zyba tha se në treg janë duke u vërejtur manipulime të shumta duke përdorur flamujt e vendosur pranë produkteve.


“Zbatimi i saj duhet të ishte i plotë, por nuk po ndodh kështu. Kemi një deklaratë që është denoncim apo kolaps shtetëror. Presidenti thotë se kontrabanda me Serbinë është rritur, kjo i bie që ka pasur gjithmonë dhe kohët e fundit është shtuar. Kontrabanda po i pengon pikërisht në pezullim e tarifës 100 sepse se kemi dëgjuar asnjëherë më parë. Sipas linjës së përgjegjësive në këtë mes janë përgjegjës ministria e Financave, Dogana, antikontrabanda, Policia dhe ministria e Punëve të Brendshme ”, tha Zyba.

Deputeti i VV-së ka kërkuar nga institucionet që të jenë më vigjilente.

“Institucionet  duhet të jenë më vigjilente se kurrë, ata kanë për detyrë ta zbatojnë ligjin jo ta dobësojnë atë. Sa i përket tregut, brengosës është edhe reagimi i ministrit të Tregtisë. Për këtë shkelje ka pak gjoba dhe shkelje të mallit. Lëvizja Vetëvendosje në fushatën për bojkot u përgatit 6 muaj”, ka thënë Zyba.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën doganore 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina është në fuqi që nga 21 nëntor i vitit të kaluar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Kosovës që ta heqë këtë masë, duke thënë se ajo nuk përkon me interesat amerikane, pasi që si e tillë ka efekt negativ në vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Por, Qeveria e Kosovës, të paktën deri më tani, nuk është zmbrapsur nga vendimi për tarifën 100 për qind, i cili vazhdon të mbetet në fuqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori