Aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje” kanë sulmuar me ngjyrë veturën e Murat Mehës, kryetarit të Komisionit për Demarkacion me Malin e Zi.

Njoftimi i plotë:Makina e Murat Mehës, sot u gjuajt me ngjyrë të kuqe. Murat Meha si drejtues i Komisionit për Demarkacionin me Malin e Zi është një prej përgjegjësve kryesorë për faljen e mbi 8000 hektarëve të territorit të Kosovës. Lëvizja VETËVENDOSJE! do të vazhdojë aksionet e saj simbolike dhe të drejtpërdrejta, deri në anulimin e kësaj marrëveshjeje. Kosova nuk ka tokë për të falur!