Lëvizja Vetëvendosje pret hapa pozitivë për largimin e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, pasi tanimë s’ka asnjë arsye që ato të jenë valide.
Sipas kësaj partie, BE-ja dhe SHBA-ja nuk mund t’i kërkojnë Kosovës t’i përmbushë obligimet në dialog, derisa Serbia vazhdimisht shkelë Marrëveshjen Bazë të Brukselit.
Përkitazi me këtë, deklarojnë se Qeveria mund të dërgojë një draft-statut të asociacionit në Kushtetuese vetëm nëse hartohet nga institucionet kosovare.
Deputetja e LVV-së, njëherësh kryetarja e Komisionit parlamentar për politikë të jashtme, Arbëreshë Kryeziu thotë për KosovaPress se pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës në fillim të vitit 2025.
“Sa i përket çështjes së masave, unë mendoj se edhe vetë Bashkimi Evropian ka paqartësi sa i përket bazës që janë vendosur masat dhe bazës që po mbahen masat në fuqi. Ka vazhdimisht thirrje që ato të hiqen, pavarësisht kësaj disa shtete kanë mendime se ndoshta duhet të hiqen gradualisht, por edhe të tjerat që mendojnë që mos të hiqen. Masat do të duhet të hiqeshin tashmë dhe besoj se do të ketë hapa pozitiv në këtë drejtim. S’mund të mbahet në masa një shtet që ka qenë gjithmonë e gatshme të bashkëpunojë në kuptimin e sjelljes bashkëpunimit dhe normalizimit. Prandaj, besoj që struktura e re administrative e Bashkimit Evropian e ka kuptuar këtë gjë, por sigurisht ky është një veprim që për t’u ndërmarrë duhet të ketë konsensus brenda të gjitha vendeve anëtare…Unë besoj se gjatë vitit që vjen do të ndodhë”, thekson Kryeziu.
Duke folur për dialogun, deputetja e mazhorancës thotë se Serbia po e përdorë procesin si kamuflim të sulmeve terroriste në veri. Ajo shton se dialogu është i rëndësishëm, por BE fillimisht duhet të kërkojë llogari ndaj Serbisë për sulmet terroriste në Banjska dhe kanalin e Ibër-Lepencit.
“Fakti që kemi hezitim prej anës së Serbisë për ta pranuar marrëveshjen tregon se Serbia se ka synimin ashtu siç po duket në opinion, por ka synim krejt tjetër dhe këtë po e shpreh përmes sulmeve terroriste në veri. Ne kemi thënë gjithmonë se dialogu është shumë i rëndësishëm dhe është e rëndësishme që të ndodhë njohja si hapi final i krejt këtij procesi jashtëzakonisht të rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të raporteve të dy vendeve.
Por për të ndodhë kjo duhet të ketë gatishmëri të dyanshme dhe s’mund të ndodhë vetëm nëse njëra palë dëshiron. Nuk mund t’i kërkohet vetëm njërës palë t’i përmbushë obligimet që dalin nga marrëveshja përderisa pala tjetër qoftë heziton të nënshkruajë dhe shkelë këtë marrëveshje. Para se të orientohemi te marrëveshja bazike duhet t’i trajtojmë me seriozitet dy sulmet terroriste që kanë ndodhur gjatë kësaj kohe. Nuk mundemi thjesht t’i rikthehemi dialogut sikurse asgjë mos të ketë ndodhur. Kemi një sulm terrorist në Banjskë vitin e kaluar dhe kemi një tjetër sulm terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit”, thekson Kryeziu.
Sa i përket presionit ndërkombëtar që Qeveria të dërgojë draft-statutin e asociacionit të hartuar nga BE-ja në Kushtetuese, ajo thotë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Sipas saj, Qeveria mund të dërgojë një draft-statut të asociacionit në Kushtetuese vetëm nëse hartohet nga institucionet kosovare.
“Nëse bëhet fjalë për një draft, i cili duhet të shkojë për opinion në Gjykatën Kushtetuese ai duhet të hartohet nga Qeveria e Kosovës dhe jo të jetë një draft i cili sillet prej (Miroslav) Lajçak. Mandej t’i imponohet Qeverisë së Kosovës që të pranojë si të tillë. Askund në kuadër të krejt procesit të dialogut nuk thuhet se draftin do ta hartojë Lajçak dhe të njëjtin ju e keni për obligim që ta dërgoni në Gjykatë Kushtetuese. Në Gjykatë Kushtetuese ne mund të dërgojmë një draft, i cili do të buronte prej institucioneve tona”, shton Kryeziu.
Krahas kësaj, ajo shton se qeveria ka shtrirë sovranitetin në veri, duke mbyllur strukturat paralele dhe luftuar grupet kriminale në atë pjesë.
“Duhet të kërkohet nga Serbia që të mos bëjë veprime të tilla terroriste, të cilat shkaktojnë tensione në pjesën veriore të Kosovës. Në të kundërtën, Kosova ka bërë veprime pikërisht për uljen e tensioneve në veri duke shtrirë sovranitetin dhe duke sjellë prezencën e policisë atje më shumë se asnjëherë më parë. Kjo ka ndihmuar në ofrimin e sigurisë për qytetarët që jetojnë në atë pjesë, por edhe të njëjtën kohë edhe eliminimin e strukturave ilegale paralele që kanë ekzistuar në veri dhe në masë të madhe kanë ngulfatur lëvizjen e lirshme”, përfundon Kryeziu.
BE ka miratuar disa konkluza në mbledhjen e ministrave më 17 dhjetor, ku mes tjerash thuhet se gradualisht do t’i heqin masat paralelisht me hapat e mëtejshëm të Kosovës për uljen e tensioneve në veri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP
Osmani priti në takim ekipin e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit
Bujqit e Gostivarit në protesta, u është ndërprerë kanali i ujitjes së hapësirave bujqësore
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin
Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime