Lëvizja Vetëvendosje përmes një aksioni simbolik ka denoncuar partitë politike për përdorimin e sektorit publik e me theks të veçantë ndërmarrjen “Telekom” për punësim të familjarëve të tyre.
Aktivistë të LVV-së, në sheshin “Nënë Tereza ”, përkatësisht në muret e objektit të “Telekomit” kanë shkruar parullën “Partneriteti publiko-partiak; Prona publike, punëtorët e partisë”.
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani tha se kompanitë e sektorit publik që i shpëtuan likuidimit nga privatizimit po gllabërohen nga familjarët e liderëve politik.
Ai tha se përkundër rezolutave të ndërmarra në Kuvend që kjo dukuri të pengohet ata prapë se prapë nuk po respektohen.
“Ajo pasuri që i shpëtoi likuidimit nga privatizimi tashmë po gllabërohet nga familjarët e liderëve politik në Kosovë, që nga presidenti e tek kryeministri, e tek kryeparlamentari e tek deputetët kanë filluar një fushatë masive e punësimit të familjarëve të tyre në kompanitë publike dhe sidomos në Telekom e cila është e vetmja alternativ që japin ata ndaj një situate tepër të rëndë që ekziston në sektorin publik. Madje Kuvendi ka sjell disa rezoluta me qëllim të shpëtimit të kompanive publike të cilat jo që nuk respektohen, por në fakt shkohet kundër këtyre objektivave të rezolutave”, tha Zogiani.
Zogiani arrogante i ka konsideruar edhe fjalimet e krerëve të shtetit rreth kësaj çështje, të cilët sipas tij po mundohen t’i legjitimojnë veprimet e tyre.
Aktivisti i VV-së po ashtu tha se po presin nga Prokuroria që përmes hetimeve të hedhin në dritë të vërtetën për këtë çështje dhe jo të shpërlajnë këto veprime.
Ai po ashtu tha se në vend se të përdoren politika për ringjalljen e kompanive, kemi politika që rëndojnë qëllimshëm më shumë sektorin publik nga ana e partive në pushtet.
“Veprimet që kanë ndërmarrë për vitin e fundit të bashkuara me deklarimet e tyre u janë dhënë hapësirë të jashtëzakonshme për Prokurorinë. Prokuroria tashmë ka dhënë një sinjal se po heton dhe ne presim që ky hetim të mos jetë një shpëlarje e këtyre veprimeve ashtu siç ka ndodhur shumë shpesh me veprimet e prokurorisë të cilat kanë hyrë aty vetëm për të siguruar që mos të ketë mos ndëshkueshmëri”, ka thënë ai.
Kujtojmë që kohëve të fundit nëpër media kanë dal emrat e familjarëve të punësuar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë në ndërmarrjen “Telekomi” . Në këtë listë ndodhet edhe emri i kunatës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj si dhe të të afërmeve të zyrtarëve të AAK-së. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë