LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje paralajmëron kthimin e gazit në Kuvend

Vetëvendosje paralajmëron kthimin e gazit në Kuvend

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se do të kthejë gazin lotsjellës në kuvend nëse do të ketë tentim për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Lëvizja Vetëvendosje ka për ta vazhduar rezistencën në mënyra të ndryshme dhe më të fuqishme nëse është nevoja për ta kundërshtuar këtë asociacion, ka thënë për Indeksonline, zyrtari për media i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti.

Ai këto komente i bëri pas deklaratës së Listës Srbska, të cilët gjatë ditës së sotme thanë se ata tashmë po presin një ftesë zyrtare nga Qeveria e Kosovës për kthimin në Kuvend në mënyrë që të mundësohet vënia e dekretit për themelimin e Komunave Serbe.


“Ne jemi kundër këtij projekti të dëmshëm që siguron Bosnjëzim të vendit. Ne jo që thjesht jemi kundër “Zajednicës”, por nëse do të ketë tentim për themelim të saj, ne kemi për të vazhduar rezistencën sikurse edhe më parë, bile edhe më fuqishëm. Në asnjë mënyrë nuk pranojmë pushtetin e Serbisë që ta shtrijë ndikimin në Kosovë”, ka thënë Hoti.

I pyetur në qoftë se kjo nënkupton edhe kthimin e gazit lotsjellës brenda Kuvendit, Hoti tha se do veprohet në atë mënyrë që rezistenca të jetë sa më e efektshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori