LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje kërkon që aktivistët e saj të shpallen të pafajshëm

Vetëvendosje kërkon që aktivistët e saj të shpallen të pafajshëm

Lëvizja Vetëvendosje kërkon që aktivistët e saj, të akuzuar për terrorizëm të shpallen të pafajshëm, pasi që, siç thuhet, kjo është më e pakta që mund të bëhet si korrigjim i padrejtësive të shkaktuara në një proces i cili deri më tani i ka marrë 18 muaj.

“Gjykata e Apelit ka ndërprerë sot masën e paraburgimit ndaj tre aktivistëve të dënuar për sulmin në Kuvend, Egzon Halitit, Frashër Krasniqit dhe Atdhe Arifit, të cilët Prokuroria Speciale i ka akuzuar për kryerje të veprës penale e bashkë me ta edhe Adea Batushën”, thuhet në reagimin e VV-së, njofton Telegrafi.

Aktivistët e Vetëvendosjes lirohen nga paraburgimi
Lexo po ashtu Aktivistët e Vetëvendosjes lirohen nga paraburgimi

Të katër bashkë Gjykata e Shkallës së parë i pati dënuar me 21 vite burg.


“Megjithëse aktvendimi ka të bëjë vetëm me ndërprerjen e masës së paraburgimit është hap i mirë që aktivistëve t’u rikthehet liria e rrëmbyer padrejtësisht. Kjo masë nuk është e mjaftueshme dhe ne kërkojmë lirimin e plotë dhe shpalljen e tyre të pafajshëm. Kjo është më e pakta që mund të bëhet si korrigjim i padrejtësive të shkaktuara në një proces i cili deri më tani i ka marrë 18 muaj. Drejtësia duhet të triumfojë përmbi ndikimin dhe diktatin politik”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori