Vetëvendosje ka braktisur bashkëqeverisjen në komunën e Kamenicës.
Kjo parti kishte fituar zgjedhjet në këtë komunë, mirëpo pas ndarjes në dy subjekte, Kamenica i kishte mbetur PSD-së dhe kryetarit Qëndron Kastrati.
E përmes një njoftimi, VV ka bërë të ditur se do të dalë nga qeverisja.
“Ne nuk mund të jemi pjesë e mashtrimit që i bëhet programit qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilit i besuan qytetarët e komunës sonë. Nuk mund të jemi pjesë e atyre që po e vrasin shpresën e qytetarëve që një ditë mund të bëhet mirë edhe në Dardanë. Ne nuk do t’i nënshtrohemi një koalicioni të gjerë PDK-AAK-AKR-Nisma-PSD e Lista Serbe, që është formuar kundër Lëvizjes dhe po bashkëveprojnë me shpresë që do ta dëmtojnë Lëvizjen. E për fat të keq po e pësojnë qytetarët e komunës tonë. Prandaj, Kryesia e Qendrës në Dardanë (Kamenicë), mbështetur dhe nga Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ka marrë vendim që nga data 01.04.2018 të largohet nga qeverisja në Dardanë”, thuhet në një njoftim për media të kësaj partie.
Po ashtu, Vetëvendosje ka kërkuar edhe dorëheqjen e drejtorëve të komunës që vijnë nga kjo parti.
“…sepse nuk mund të bashkëpunojnë me dikë që ka mashtruar votuesin e vet, ia ka marrë votat një subjekti dhe e ka çuar mandatin te subjekti tjetër”, thuhet tutje aty.
VV thotë se duke e vazhduar qëndrimin në këtë qeverisje, “do të bëheshim pjesë e një keqqeverisjeje të vazhdueshme nga kryetari i Komunës dhe subjekti të cilin ai tashmë e përfaqëson. Qeverisja e Qëndronit ka bërë që të krijojë shumë zhgënjim tek qytetarët në Dardanë”.
Sipas VV-së, Qëndron Kastratit i mungon aftësia për ndërtimin e vizionit rrethe nevojave të qytetarëve të Kamenicës.
Siç thonë nga kjo parti, në Kamenicë nuk ka filluar as një përpjekje për zhvillim social e ekonomik.
“Kryetarit duket se i mungon edhe aftësia për ndërtimin e vizionit rreth nevojave të qytetarëve të Dardanës, e natyrisht edhe aftësia për ofrimin e zgjidhjeve për secilën prej tyre. Në Dardanë ende nuk ka filluar as edhe një përpjekje për zhvillim social e ekonomik, apo edhe për krijim të një ambientit të përshtatshëm për banim. Në vend të saj, të gjitha përpjekjet kanë shkuar drejt politizimit të skajshëm të administratës komunale, përfshirë këtu edhe sektorin e arsimit dhe shëndetësisë. Edhe ato projekte që përzgjidhen nisur nga kalkulimet politike, realizohen me cilësi shumë të dobët dhe pastaj përmes presioneve imponohet pranimi i punëve. Keqpërdorimet nuk përfundojnë as te ndarja e granteve komunale e madje as tek bursat për studentë”, thuhet në fund të komunikatës
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania