Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albulena Haxhiu, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës tha se nuk do të përkrahin asnjë marrëveshje ndërkombëtare nëse nuk aprovohet kërkesa për të pasur kuorum në Kuvend në momentin e votimit për shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërguti.
Ajo tha se pozicioni i nënkryetarit i takon Lëvizjes Vetëvendosje dhe jo partisë se deputetëve të pavarur, aktualisht Partisë Social Demokratike (PSD), të cilët ishin pjesë e VV-së.
Sipas Haxhiut, Aida Dërguti duhet të kishte dhënë dorëheqje nga pozicioni i nënkryetares.
Ajo po ashtu sqaroi se janë pro Projektligjit për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar, mirëpo nuk do ta votojnë pa u miratuar kërkesa e VV-së.
“Konsiderojmë që është një projektligj i duhur dhe e mbështesim. Por kërkesa e grupit është që nuk mund të votojmë për këtë projektligj nëse Kuvendi nuk e mundëson kuorumin e deputetëve për shkarkimin e Aida Dërgutit. Prej momentit që disa deputet të VV-së kanë formuar një grup të pavarur pozicioni i nënkryetarit i takon VV-së në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kemi prit nga zonja Dërguti që të jap dorëheqje por kjo nuk ka ndodh. Prandaj ne kemi kërkuar shkarkimin e saj meqë ajo nuk po dorëheqjet. Nuk do të përkrahim asnjë marrëveshje ndërkombëtare nëse nuk aprovohet kërkesa jonë”, ka thënë Haxhiu.
Ndërkaq, edhe deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi ka reaguar në Facebook lidhur me këtë çështje.
“VV sapo deklaroi që nuk do të votojë asnjë marrëveshje ndërkombëtare të Kosovës, pa u hedhur në votim shkarkimi i Aida Dergutit nga nënkryetarja Kuvendit. Kush po lufton për pozita këtu?! Kush qenka në gjendje me e demtu interesin shtetëror për shkak të një pozite?”, shkruan Krasniqi.
Ndryshe, Projektligjit për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar, nuk mori miratimin e 2/3 të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje