LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje deklarohet për takimin me Delawie

Vetëvendosje deklarohet për takimin me Delawie

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar takimin e zyrtarëve të saj me ambasadorin amerikan, Greg Delawie.

Të mërkurën në mbrëmje është raportor  për një takim mes zyrtarëve të Vetëvendosjes, në të cilin kanë marr pjesë i nominuari për kryeministër, Albin Kurti, kryetari Visar Ymeri dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili ka ndodh në Ambasadën amerikane në Prishtinë.

Mbajtjen e këtij takimi e ka konfirmuar të premten për lajmi.net, Shkodran Hoti zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje.


Ai ka thënë se në takim është diskutuar për procesin zgjedhor, si dhe është përsëritur qëndrimi i ambasadës se do të përkrahin kë do që siguron shumicën për formimin e qeverisë.

“Takimi ka ndodh në ambasadën  amerikane. Janë diskutuat temat që janë raportuar në media, procesin zgjedhor, dhe është dhënë qëndrimi që e kanë dhënë edhe përmes komunikatës, që do ta përkrahin kë do që e bënë shumicën”, ka thënë Hoti për lajmi.net.

Takimit me zyrtarët e Vetëvendosjes e ka konfirmuar  edhe ambasada amerikane.

Zëdhënësja e Ambasadës Amerikane Michell Schohn pati konfirmuar për Gazetën Express se Delawie ka realizuar një “takim privat” me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Schohn nuk ka dhënë detaje tjera se çfarë është biseduar me krerët e VV-së, duke mos përmendur as cilët zyrtarë të Vetëvendosjes kanë marrë pjesë në takim. As Vetëvendosje nuk ka njoftuar për takimin me Delawie.

Zyrtarët e Vetëvendosjes ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues tjerë diplomatik në Kosovë, pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Vetëvendosje e cila në zgjedhjet e 11 qershorit kishte garuar e vetme, ka fituar 27.16 për qind të votave.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori