“Lironi të burgosurit politik” ishte parrulla që u shpalos sot nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, afër Burgut të Lipjanit, ku po mbahet i burgosur aktivisti Atdhe Arifi.
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe familjarë të aktivistëve të arrestuar thirrën para këtij burgu gjatë kohës së shëtitjes së burgut, emrin e Atdheut, Astritit dhe Egzonit.
Siç thuhet në njoftimin e VV-së, përmes një zërimi të lartë që mund ta dëgjonin edhe të burgosurit që ndodheshin në oborr, mbajtën fjalime edhe deputetja Donika Kadaj dhe Sami Kurteshi.
Kadaj tha se përgjatë dekadave të kaluara të rinjtë arrestoheshin vetëm pse besonin në Republikë dhe se kishin kërkesa të drejta politike.
“Të rinj të tjerë, studentë guximtarë, mendje të lira po mbahen të burgosura. Sot Atdheu, Adea, Frashëri, Petriti, Astriti, e Egzoni po persekutohen përsëri, por kësaj here nga regjimi vendas dhe po vazhdojnë të mbahen në burg dhe arrest shtëpiak në procese komplet të montuara politike”, tha Kadaj, transmeton Telegrafi.
Ajo tha se “Klani ‘Pronto’ mobilizoi policinë, prokurorinë dhe gjykatat e veta të emëruara më parë që t’i shërbejnë përulësisht në qëllimin e tyre për ta shtypur opozitën. Prandaj filluan përndjekjet, bastisjet dhe burgosjet prandaj po vazhdojnë t’i mbajnë në burg të pafajshëm”.
Ajo shtoi se mendjet dhe vullneti i aktivistëve janë më të fuqishme sesa e tërë armata e prontove dhe vartëseve te tyre.
Sipas Vetëvendosjes sot janë bërë 47 ditë të vuajtura prej 6 aktivistëve.
“Ky dënim është i padrejtë. Ata po i vuajnë pasojat e shtetit autoritar e të kapur i cili përmes metodave policore ka montuar këtë rast për gjashtë aktivistë të pafajshëm. Ata janë në burg pa asnjë provë e as fakt. Ne do të kërkojmë pareshtur drejtësi deri në çmontimin e këtij rasti dhe vendosjen e drejtësisë për këtë rast. Liri dhe drejtësi do të jenë thirrjet tona të vazhdueshme deri sa të lirohen këta aktivistë që po mbahen padrejtësisht”, thuhet në kumtesën e VV-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së
Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake