Analisti amerikan dhe njohësi shumë i mirë i politikave, zhvillimeve dhe konflikteve në Ballkan, Daniel Serwer, paralajmëron se Kosova nuk është aktualisht më prioritet në agjendën amerikane.
Ai numëron problemet e Kosovës, duke vlerësuar se ky shtet i ri po vuan një moment të vështirë e të mësuarit për të jetuar me demokracinë, shkruan “Zëri”.
Ndërkaq, Server ka thënë se “Vetëvendosja” duhet të transformohet, të ndalojë të qenit një lëvizjeje siç e quan veten, të fillojë të bëhet një parti politike me ambicie serioze për të ardhur në pushtet.
“’Vetëvendosja’ duhet të transformohet, të ndalojë të qenit një lëvizjeje siç e quan veten, të fillojë të bëhet një parti politike me ambicie serioze për të ardhur në pushtet. Tani duket se nuk i ka këto ambicie, duke pasur parasysh hedhjen e gazit lotsjellës në Parlament. Në qoftë se do të ketë ambicie serioze për të ardhur në pushtet, në mënyrë të qartë do të ndëshkohet nga votuesit për atë që ata janë duke bërë tani. Unë nuk e shoh demarkacionin e kufirit të Malit të Zi si një çështje parësore të tyre. Por ajo çka realisht po kundërshtohet është pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës, prandaj kjo pikëpamje po i vështirëson gjërat”, thotë Serwer.
Sipas tij, më shumë do të preferonte që ata të fokusoheshin në çështjet e korrupsionit të cilat janë në disa aspekte më qenësore, më të rëndësishme dhe më revolucionare edhe sesa demarkacioni i kufirit.
“Por i takon pikërisht kosovarëve të merren me korrupsionin. I kam kaluar dhjetë vjet në Itali, atje janë ndërmarrë masa të ashpra antimafia, jo vetëm në Romë, por në të gjithë vendin. Përfundimisht këto masa energjike kanë qenë shumë të suksesshme kundër mafies me ndihmën e SHBA-së. Gjëja më e rëndësishme është guximi për ngritjen e padive nga prokurorët italianë që rrezikuan jetën e tyre në këtë luftë. Ju duhen prokurorë dhe gjykatës të guximshëm në Kosovë për ta luftuar këtë”, thotë Serwer.
“Gjithashtu për mendimin tim ju duhet ndërhyrja evropiane për të bërë dy gjëra për ju: një është për të ndihmuar me inteligjencën, të cilën unë mendoj se ata mund ta bëjnë, dhe tjetra është për të ndihmuar me mbrojtjen e dëshmitarëve sepse ju nuk mund të mbroni dëshmitarët brenda Kosovës, pasi Kosova është një vend i vogël, të gjithë e njohin njëri-tjetrin. Dhe ne i kemi ndihmuar italianët në lidhje me mbrojtjen e dëshmitarëve. Por shikoni, korrupsioni është një problem në të gjithë Ballkanin, Kosova është në fundin më të keq të këtij spektri, por jo në mënyrë dramatike më e keq sesa vendet e tjera. Kosova ka nevojë të përmirësohet, ka nevojë për të përmirësuar mjedisin e biznesit. Kur kam lexuar raportet se çfarë thonë kosovarët për korrupsionin, ata thonë se ka të bëjë me nepotizmin. Nepotizmi edhe është gjithashtu një lloj kërkese në Kosovë, ju pritni që të merrni kushërinjtë në punë, pra kërkohet një ndryshim rrënjësor në mentalitet. Kur ndërkombëtarët flasin për korrupsionin, ata flasin më shumë për korrupsionin thelbësor, abuzimin e pushtetit publik për përfitime personale”, thotë ndër të tjera, Serwer. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
VLEN: Behixhudin Shehapi dhe BDI për 20 vite e shndërruan Jeni Xhaminë në muze
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje