Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shefqet Gjocaj, e ka kritikuar ashpër procesin e verifikimit të listave të njerëzve që kanë kontribuar në luftën e fundit në Kosovë.
Gjocaj ka vlerësuar se vlerësimi i njerëzve ka qenë gjithçka, përveçse meritor dhe i rregullt. Sipas tij, edhe pse listat kapin numrin pesëshifror, në të nuk janë përfshirë njerëz që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në organizim, armatim dhe luftë gjatë viteve 1998-1999.
“E nga ana tjetër, njerëz që as fizikisht nuk kanë qenë në Kosovë, në pjesën më të madhe të kësaj periudhe dhe të atillë që gjatë luftës kanë qenë fëmijë të moshës 9, 10, 11… vjeç janë në listat e veteranëve të luftës”, ka deklaruar Gjocaj, transmeton lajmi.net
Për më tepër, shton drejtori i Ansamblit “Shota”, në listat e invalidëve janë futur njerëz që asnjëherë nuk kanë marrë plagë nga plumbi, apo që janë vetëplagosur.
Gjocaj ka shtuar se janë pikërisht disa “komandantë” që i kanë deformuar listat.
“Hakmarrja individuale dhe makutëria e disa “komandantëve”, ka ndikuar më së tepërmi që të ndodhin këto deformime”, është shprehur Gjocaj. /lajmi.net
Postimi i plotë i Gjocajt:
“Edhe një here për listat
SI DUHET TE NDJEHEM UNË?
Procesi i gjatë, i lodhshëm dhe shumë kontradiktor i verifikimit të listave të njerëzve që kanë kontribuar në luftën e fundit të UCK-së, duket se po përmbyllet. Vlerësimi dhe verifikimi, sipas të gjitha standardeve ka qenë gjithçka përveç se një proces i rregullt dhe meritor!
Edhe përkundër listave pesëshifrore, të njerëzve që janë “vlerësuar” si invalidë, veteranë, pjesëtarë apo pjesëmarrës të luftës (këtu me qellim nuk do të ndalem në kategorinë më të ndjeshme të dëshmorëve të kombit), shumë njerëz që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në organizim, armatim dhe luftë, gjatë viteve 1998/99, kanë ngelur jashtë vlerësimit meritor ( po përmendi këtu p.sh. vetëm tre emra, nga bashkëpunëtoret me te afërt qe kam pasur gjate kësaj periudhe: Rrahim Shatri, Qerim Salihaj dhe Isuf Gjoci) .
E nga ana tjetër, njerëz që as fizikisht nuk kanë qenë në Kosovë, në pjesën më të madhe të kësaj periudhe dhe të atillë që gjatë luftës kanë qenë fëmijë të moshës 9, 10, 11… vjeç janë në listat e veteranëve të luftës. Në listat e invalidëve të luftës ka shumë njerëz që asnjëherë nuk kanë marrë plagë nga plumbi apo që janë vet-plagosur, madje edhe tri vite pas luftës, si dhe të tillë që janë lënduar në forma të ndryshme (edhe në aksidentet të trafikut), pas lufte!
Hakmarrja individuale dhe makutëria e disa “komandantëve”, ka ndikuar më së tepërmi që të ndodhin këto deformime. Ka pasur edhe deformime tjera si: Renditja në lista në baza familjare, partiake, klienteliste, klanore…. Ishte thënë gjithashtu se do të bëhet pastrimi i listave përmes procesit të denoncimeve dhe riverifikimit, por në këtë drejtim komisioni ka ngelur në pikën zero, edhe pse ka pasur shumë prononcime të njerëzve relevantë, qoftë edhe në media publike.
Unë e di se zëri im, sikur i mijëra të tjerëve do të shkojë në vesh të shurdhër, por unë e kam një problem me vetën time: Si duhet të ndjehem unë, pas pranimit të Certifikatës së VL? Si duhet të ballafaqohem unë me njerëzit e mij, ata njerëz që janë mobilizuar qysh në Prill të vitit 1998 dhe deri në përfundim të luftës kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, duke rrezikuar jo vetëm jetën e tyre por edhe të familjeve të tyre, që ishin shndërruar në vatra të luftës? E nga ana tjetër, a duhet të ulem unë, në organizime të ndryshme përkujtimore për luftën, përkrah njerëzve prej të cilëve (në aktivitetin tim) jam ruajtur gjatë gjithë vitit 1998, si ndaj organeve të sigurimit serb, e tash ata janë veteranë të luftës?”, ka shkruar Gjocaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Eugen-Cakolli-Instituti-Demokratik-i-Kosoves-KDI-foto-Ridvan-Slivova-4-e1724849705157-780x439.jpg)
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/rama-1-780x439.jpg)
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht