Mesfushori veteran portugez, Manuel Fernandes, ka thënë se Interi e kërkoi në janar, por klubi i tij Lokomotiv Moska nuk e ka lëshuar. 

Fernandes ka luajtur për klube si Benfica, Everton dhe Besiktas, ndërsa shënoi tre herë kundër  Nices para disa ditësh.


“Interi më kërkoi në janar, por Lokomotiva nuk më lejoi të largohet”.

GettyImages 890500930 Manuel Fernandes i Lokomotivës. (Photo by Epsilon/Getty Images)

“Jam i lumtur që jam këtu dhe do të vazhdoj ta jap maksimumin. Duhet ta fitojmë titullin në Rusi”.

“Te Interi në qershor? Shikoj për më gjatë”.

"Kemi filluar të flasim për rinovimin dhe ekziston mundësia që të arrijmë një marrëveshje”.

GettyImages 890500918 Manuel Fernandes. (Photo by Epsilon/Getty Images)

"Ne do të flasim për këtë detaj pas ndeshjes me Spartakun. Portugalia? Sinqerisht nuk mendoj kështu, sapo kam mbushur 32 vjet dhe duket e komplikuar”.

"Megjithatë, me gjithë respektin e duhur ndaj ekipeve të tjera, unë do të luaja vetëm me fanellën e Benfica. Ata janë klubi me të cilin fitova dhe u rrita", ka thënë Fernandes. /Telegrafi/

telegrafi sport app