“Padrejtësi të shekullit, e gjykatë një etnike”, kështu e quan Gjykatën Speciale, ish-luftëtari i UÇK-së Smajl Latifi. Sipas tij, kjo e fundit nuk do të duhej fare të themelohej, madje kërkon që dhomat e specializuara në Hagë të shpërbehen.
Pas ngritjes së aktakuzës ndaj ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare, Thaçit e Veselit, kreu i Rahovecit thotë se adresa e krimit është në Serbi.
Smajl Latifi thotë se zhvendosja e adresës së krimit nga Beogradi në Prishtinë është e padrejtë, e papranueshme dhe raciste.
Për ish- luftëtarin e UÇK-së, kryetarin e komunës së Rahovecit, Gjykata Speciale nuk duhet të ekzistojë fare.
“Unë jam i interesuar të shpërbëhet, është interes që Gjykata speciale të mos ekzistojë fare, e gjykatë speciale nëse duhet të ekzistojë duhet t’i bëhet Serbisë zyrtare sepse aty është një burim i pa shtershëm i krimit… Adresa e krimit nuk është në Republikën e Kosovës, nuk mund të gjendet te ushtarët e Kosovës, as te Thaçi as te Veseli dhe as te një pjesëtar i UÇK-së… Këto aktakuza i konsiderojmë të dëmshme të nxitura nga qarqet armiqësore të Kosovës dhe që kanë për qëllim me kriju një far baraspeshe për me vendos gurë baraspeshe midis luftës çlirimtare dhe mbrojtëse nga UÇK, e që ka paguar çmim edhe UÇK edhe populli i Kosovës, për t’i mbrojtur vlerat e tij, jetën e tije në trojet e veta… Të ngritën aktakuza ndaj njerëzve që ia kanë kthyer gjoksin furtunës dhe kanë luftuar të keqën, sot Thaçi aktakuzë apo Veseli, dje luftëtarë tjerë nesër kush e di kush, po të tentohet të zhvendoset adresa e krimit prej Beogradit në Prishtinë është e pa drejtë diskriminuese, raciste dhe pa pranueshme për ne”, thotë ai, për KosovaPress.
Ish- luftëtari i UÇK- së, Isuf Gashi, i cili kishte qenë 19 orë në intervestim në Hagë një vit më parë, thotë se është i tronditur për ngritjen e aktakuzës ndaj të parit të shtetit, Hashim Thaçi e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Sipas tij një gjë e tillë është tendencioze, derisa shton se Serbia ka bërë masakra të mëdha në Kosovë.
“Është shumë tendencioze me ia hupë vlerat por nuk mundën, Hashim Thaçi është kanë drejtor i drejtorisë politike që e ka përfaqësuar komplet Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës edhe kot përpiqen ta zhvlerësojnë se është e pa mundur, mirëpo gojë këqijtë, shpifësit, se tana të këqijat që i kanë ardhë këtij vendi i kanë ardhë prej Serbisë në krye me Milloshin… Kjo më ka befasuar dhe më ka tronditur, se Baci është i moshuar unë jam kanë 19 orë në gjykatën e Hagës intervistim. E vërteta është kjo. Mos iu besoni gënjeshtrave se tana të kqiat e mundshme që i kanë ndodh këtij vendi i ka bërë Serbia… Kjo nuk është dashur as me u themelu është bërë hile prej Evropës prej krejt strukturës se Gjykata për luftën në ish-jugosllavi u kanë në Hagë qajo, edhe ka pas burra tonë në Haga atje tash kjo ekstra gjykatë për luftëtarët është diçka që nuk ka ndodhur askund në botë”, thotë ai.
Me një gjë të tillë nuk po pajtohet as dega e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së në Rahovec. Vajdin Berisha thotë se janë duke organizuar një peticion për të kundërshtuar vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale.
“Organizata e veteranëve me kohë i ka komentuar dhe kundërshtuar ato edhe ditën kur është votuar Gjykata speciale në parlamentin e Kosovës ne kemi qenë në protestë para parlamentin. Këto janë të padrejta Gjykata e Hagës është raciste e një anshme, ky mendim është i të gjithë veteranëve… Jemi në përgatitje e sipër me e bë edhe një peticion për mos me ia vazhdu mandatin”, thotë ai.
Haki Berisha, i cili kishte qenë pjesë e luftës çlirimtare thotë se pretendimet e Gjykatës Speciale për bashkë-luftëtarët e tij, janë të padrejta dhe se për këto nuk janë fajtor shqiptarët.
Ai shton se gjykimi i luftës në dhomat e specializuara në Hagë janë imponim për Kosovën.
“Këto akuza nuk janë të drejta as ndaj Thaçit as ndaj Veselit as për të gjithë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kjo gjykatë nuk e meriton as me u kanë gjykatë për shkak se Serbia e din edhe Evropa edhe bota se çfarë krime. Edhe unë jam dëshmitarë prej ditës së parë dhe e di çfarë masakra janë bërë në vendin tonë. Këtu padrejtësisht i kanë marrë edhe Ramush Haradinaj edhe Daut Haradinaj edhe Hashim Thaçin edhe Kadri Veselin që janë prijës të luftës dhe ata janë që kanë bërë krime dhe jo UÇK-ja… Për mu kjo gjykatë nuk është dashur të themelohet, por ndodhi si ndodhi na është imponuar, u dashtë me bo patjetër. Mirëpo ne nuk jemi fajtor për çka ata po pretendojnë dhe mendojnë”, thotë ai.
Ndryshe, në aktakuzën e bërë publike më 24 qershor, pretendohet se presidenti Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë, janë “penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme”, ndërsa këto krime sipas të njëjtit burim, përfshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë, romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë të tyre./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë