Ata që kanë përfituar pa meritë në emër të luftës, duke marrë statusin e veteranit të UÇK-së, janë duke u hetuar. Por, më e fortë se drejtësia, duket të jetë ndërgjegjja.
Nisma e një ish-pjesëtari të UÇK-së në Malishevë, që përfituesit e rrejshëm të këtyre beneficioneve të dorëzojnë certifikatën e veteranit, ka rezultuar e suksesshme. Deri më tash, 13 prej tyre kanë vendosur ta bëjnë këtë.
Ish-pjesëtari i UÇK-së, Faik Zogaj nga Malisheva, ka ndërmarrë një iniciativë për t’i bindur të gjithë veteranët e rrejshëm të UÇK-së t’i dorëzojnë statusin e tyre. Kësaj nisme, Zogaj thotë se deri më tash i janë përgjigjur pozitivisht 13 persona. Ai pret që ky numër të rritet.
“Janë duke dorëzu Statusin e veteranit nga të gjitha zonat, nga Dukagjinit e Pashtrikut. Mund të themi nga të gjitha zonat dhe nga mbrenda javës numri ka shkuar në 13 vetë dhe ne sot presim që të paraqiten edhe disa të tjerë dhe besoj deri me 28 nëntor numri do të rritet deri 150 vetë që e dorzojnë statusin e veteranit” tha ai.
Zogaj është i bindur se në fshatin e tij në Mleqan janë 128 veteranë të rrejshëm kurse në tërë Drenicën rreth 2 mijë të tjerë.
‘Secili që e dinë vehtën që nuk është deklaruar si veteran i rrejshëm duhet të dorzoj statusin e vet”, tha ai për RTK.
Xhevdet Qeriqi nga Këshilli për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve, thotë se njerëzit që kanë përfituar rrejshëm nga shtetit duhet të dalin para drejtësisë.
“Unë mendoj se shtetit duhet të veprojë sepse është keqpërdor statusi i veteranit dhe vetë UQK-ja dhe gjykata duhet të nderrmarrë veprim në këtë derjtim dhe të gjithë ata që e kanë keqpërdorë të dalin para gjykates dhe ta marrë denimin e merituar . Ata që kanë apliku për status nuk është dashtë ta bënin këtë ,por ka qenë interesi i tyre materiale dhe benifecioneve ,dha tash e kanë shiku se gjykata po e kryenë punën e vetë dhe nga frika kan fillu me u tërheq nga statusi i veteranit”, tha ai për RTK.
Prokuroria e shtetit ka propozuar që Gjykata të ndalojë përkohësisht shpërndarjen e pensioneve për 19 mijë e 500 veteranë. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, llogaritet se 40 milionë euro janë shpenzuar për këtë kategori. Ndërkohë, dyshohet se rreth 20 mijë persona janë përfshirë jashtëligjshëm në listën e veteranëve të UÇK-së. Me anë të aktakuzës, Prokuroria ka hequr nga lista e veteranëve të rrejshëm 738 emra.
https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/934281536951308/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës