Dhjetëra veteranë të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës kanë protestuar sot në sheshin “Skënderbe”, duke kërkuar pensionet e tyre të cilat nuk i kanë marrë tash e tre muaj. Ata thanë se gjendja e shokëve të tyre është aq e vështirë sa që po vetëvriten çdo ditë.
Ata kanë marshuar drejte ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Me pamflete në duar “Padrejtësia, vrasje me paramendim , kujdes Qeveri”, “Kujdes Mos Luani me nënat e UÇK-së”.
E zhgënjyer e me dëshpërim ka folur përfaqësuesja e protestuesve, Valentina Haliti e cila ka kërkuar që sa më parë, buxheti për veteranët të miratohet dhe veteranët e vërtet t’i marrin pagat.
“Nga disa bashkëluftëtare të mi më vini mesazhe, na vjen keq po nuk i kemi as 2 euro me dal në protesta sepse në këtë gjendje na la Qeveria jonë. Gjithashtu kam edhe sms që më kanë shkruar, duam të vrasim veten, nuk duam të jetojmë më, prandaj jam shumë e emocionuar iu them edhe një herë edhe dua tu bëjë thirrje të gjithëve, shqiptarëve, kush ka zemër shqiptari, qeveritarëve që rrinë të ngujuar aty nëpër miliona t’i thërrasin ndërgjegjes sepse veteranët e vërtet po vetëvriten nga skamja”, tha Haliti.
Ajo po ashtu kishte mesazh të qartë për përfaqësuesit e pushtetit se ata janë veteran të vërtet dhe nuk i përkasin asnjë partie politike. Por gjithashtu ka drejtuar gishtin tek OVL-ja, që sipas saj, kanë shit certifikatat të veteranëve për tre mijë euro.
“Tani dua t’u tregoj këtyre njerëzve të pushtetit se ne jemi veteran të vërtet, nuk jemi grupacione, nuk jemi të përfaqësuar nga asnjë shoqatë edhe nuk kemi lidhje me partitë politikë. Por jemi luftëtar të denjë të lirisë çlirimtarë të Kosovës. Shoqata e OVL-së është kryesori Hysni Gucati i ka shit certifikata nga 3000 euro le të del këtu para meje. Unë jomë dëshmitare. Ata komandantët që hanin lëng të djegëset deri dje me neve, komandantet që e mbanin bukën në xhep dhe e ndanim për gjysmë, sot nuk na njohin, sot nuk guxojnë të na dalin përpara neve sepse janë vegël e Qeverisë, vegël e krimineleve”, tha Haliti.
Ajo me emocione e lot në sy ka kërkuar nga Qeveria që të mos bëjë ligje që nuk i miraton.
Po ashtu, edhe Januz Kogjuli, tha se gjithë veteranët e vërtet po vuajnë në kurriz të hajdutëve e krimineleve. Kjo protesta sipas tij, nuk është protestë politike por nga veteranët e vërtetet.
“Qe tre muaj nuk është marrë asnjë pagë. Veteranin që 20 vjet prej se ka përfunduar lufta asnjë herë s’kanë dal as Shoqata as njerëzit që e kërkojnë votën çdoherë nga veteranët nga njerëzit që kanë luftuar, i përdorin vetëm si vegla personale…I kërkoj kryeministrit që fëmija i veteranit s’kanë libra, fletore, veshmbathje. Veteranët nuk kanë ushqim për i dhënë fëmijëve. Është duke ardhur dimri, nuk kanë dru asgjë para shpirti“, tha Kongjuli.
Ardian Boletini që vjen nga familja e Isa Boletini, ka treguar se ka qenë pjesë emtë gjitha luftërave në Ballkan i ka bërë thirrje kryeministrit Haradinaj që t’u japë pagat. “Fajet i ka Qeveria, Ministria e Financave, Kjo është padrejtësi që po u bëhet pjesëtareve të UÇK-së. I bëjmë thirrje kryeministrit të Kosovës , Ramush Haradinaj. Me na qit pagesat se kjo është padrejtësi se buxheti është”, tha Boletini
Grupi organizativ i protestuesve kanë takuar kryeministrin Ramush Hardinaj, ku nga ai janë informuar se Qeveria e ka kryer punën e vet e ka proceduar ligjin në Kuvend. “Kryeministri tha kështu shkurt, nga ana e jonë është kryer, nëse keni ndonjë problem shkoni në Parlament aty e keni problemin. Unë do të mundohem që t’u ndihmoj që të miratohet buxheti sa më shpjet të thirret një seancë plenare sa më shpejtë. Po ai tha se nuk është në kompetencat e mija që të thërras seancë . Tani duhet me shkua më teje. me shkuar në Parlament”, tha Haliti.
Ndërsa, protesta ka vazhduar para parlamentit ku edhe po presin të takohen me krye parlamentarin Kadri Veselin , për të ditur se kur do të thërret seancën për miratimin e rishikimit të buxhetit. Aktualisht veteranët ndodhen para ndërtesës së parlamentit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

T-Systems mbështet Pristina.Innovate.Healthcare: Një hap i madh për inovacionin në shëndetësi

Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Valicon: Përzgjedhen fituesit për sondazhin parazgjedhor 2025 dhe shërbimet bankare

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Valicon: Përzgjedhen fituesit për sondazhin parazgjedhor 2025 dhe shërbimet bankare

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?