LAJMI I FUNDIT:

Veteranët e UÇK-së nga Dukagjini: Procesi kundër Haradinaj tërësisht politik

Veteranët e UÇK-së nga Dukagjini: Procesi kundër Haradinaj tërësisht politik

Organizata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Deçan ka reaguar pas shtyrjes së vendimit për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Veteranët e rajonit të Dukagjinit theksuan se i tërë ky proces mund të quhet pengmarrje politike.

Lexoni të plotë reagimin e Organizatës së veteranëve:


“Seanca e sotme në Kolmar të Francës, e vërtetoi atë që ne e kemi thënë që në fillim të ndalimit të komandantit të ZO të Dukagjinit dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. I tërë ky proces, mund të quhet thjeshtë një pengmarrje politike, e aspak punë e drejtësisë, në të cilën thirret vazhdimisht Franca e Evropa.

Me këtë veprim, politika franceze dhe përkrahësit e tyre, po tentojnë destabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit, për të realizuar agjendat e tyre. Ashtu sikur kur vendosi telat në urën e Mitrovicës, duke krijuar një problem që ende po e ngulfat Kosovën, edhe tani po e luan rolin e njëjtë, në bashkëpunim me po të njëjtat personazhe me të cilët bashkëpunonte ngushtë me 1999.

Mbajtja peng e komandantit Haradinaj, po bëhet me qëllim që të merren vendime në dëm të Kosovës dhe popullit të saj. Kjo qeveri e shantazhuar dhe servile ndaj bashkësisë ndërkombëtare, pasi nuk po arrin të sigurojë mbështetjen as nga populli e as nga deputetët për këto veprime të dëmshme, nuk po kursen asnjë metodë për të kërcënuar e shantazhuar ata që u vendosën në anën e interesit të vendit e popullit.

Ne ju themi që të mos tentojnë të ndërmarrin vendime të cilat do të bartin pasoja edhe tek gjeneratat që vijnë, sepse Ramush Haradinaj edhe pse i ndaluar, ka ushtarët e vet në Kosovë, të gatshëm për mbrojtjen e çdo pëllëmbe të Atdheut, ashtu siç ishin të gatshëm çdoherë.

Nëse Kosova ka ende aleatë ndërkombëtarë, të cilët nuk e dimë më se kush janë, ju bëjmë thirrje që të ndalin këtë padrejtësi dhe të ndikojnë në lirimin e Komandantit Ramush Haradinaj, për të cilin Kosova ka nevojë më shumë se kurrë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Lajme
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Lajme
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Lajme
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Drejtësi
Incident me armë zjarri në Pejë: Gjatë patrullimit rutinë, polici sheh gëzhoja dhe njolla gjaku në rrugë

Incident me armë zjarri në Pejë: Gjatë patrullimit rutinë, polici sheh gëzhoja dhe njolla gjaku në rrugë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori