LAJMI I FUNDIT:

Vetëm ndeshja e dytë për Al Nassr, Ronaldo duket se ka pësuar lëndim serioz

Vetëm ndeshja e dytë për Al Nassr, Ronaldo duket se ka pësuar lëndim serioz

Cristiano Ronaldo u duk se pësoi një lëndimin në kyçin e këmbës teksa zhvilloi ndeshjen e dytë në karrierën e tij te Al-Nassr, që përfundoi me zhgënjim të enjten mbrëma.

Javë pasi përfundoi lëvizjen e tij fitimprurëse në Lindjen e Mesme, 37-vjeçari më në fund bëri debutimin e tij të shumëpritur në Ligën Pro në Arabinë Saudite javën e kaluar në një fitore 1-0 ndaj Ettifaq.

Megjithatë, nuk do të kishte sërish progres për Ronaldon, aq më pak për skuadrën e tij të re në përballjen e tyre gjysmëfinale të Superkupës me Al-Ittihad.


Dalin pamjet se si tifozët dhe lojtari kundërshtar u tallën me Ronaldon në eliminimin e Al Nassr nga Superkupa e Arabisë Saudite
Lexo po ashtu Dalin pamjet se si tifozët dhe lojtari kundërshtar u tallën me Ronaldon në eliminimin e Al Nassr nga Superkupa e Arabisë Saudite

Al-Nassr pësoi një humbje 3-1 kundër rivalëve të tyre vendas, të cilët kishin kaluar me dy gola epërsi në pjesën e parë. Ashtu siç bëri kundër Ettifaq, Anderson Talisca gjeti rrjetën për Al-Nassr, por çdo shpresë për një rikthim të vonë u shua pasi Al-Ittihad shënoi golin e tretë në kohën e shtuar.

Në nivel personal, ishte një tjetër natë zhgënjyese për Ronaldon, i cili edhe një herë hodhi poshtë shanset për të hapur zyrtarisht llogarinë e tij në Al-Nassr.

Trajneri i Al-Nassr, Garcia fajëson Ronaldon pas humbjes ndaj Al-Ittihad
Lexo po ashtu Trajneri i Al-Nassr, Garcia fajëson Ronaldon pas humbjes ndaj Al-Ittihad

Dhe gjërat shkuan nga e keqja në më keq për pesë herë fituesin e Topit të Artë pasi ai u pa duke çaluar pas një ndërhyrjeje nga Hamdan Al-Shamrani dhe Al-Nassr do të djersiten për dëmin e shkaktuar në yllin e tyre të ri.

Ende nuk dihet se sa mund të mungojë Ronaldo, por që do të pritet një përditësim i situatën nga skuadra arabe. /Telegrafi/

Sulmuesi i Al-Nassr, Cristiano Ronaldo është lënduar në një ndërhyrje

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori